web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manipulime edhe në festivalin e fëmijëve, ndryshon kompozitori pas fitores

30 Shtator 2026, 20:33, Aktualitet CNA

Manipulime edhe në festivalin e fëmijëve, ndryshon kompozitori

Një shqetësim ngrihet mbi mënyrën se si trajtohen autorësitë edhe në festivalet muzikore për fëmijë në Shqipëri, ku nuk mungojnë manipulimet.

Këtë herë bëhet fjalë për këngën “Kërce me mua”, të kënduar nga Eslin Kurti, e cila u shpall fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Shkodër dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision.

Sipas afishimeve publike të Bashkisë së Shkodrës, në momentin e konkurrimit në festival, kompozitor i këngës figuron Rei Bezhani.

Manipulime edhe në festivalin e fëmijëve, ndryshon kompozitori

Por pas fitores së kësaj kënge, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovizion shfaqet një tjetër emër.

Në Youtube te kreditet e këngës, autor i muzikës figuron Enis Mullaj, ndërsa emri i Rei Bezhanit nuk figuron më në këtë rol.

Manipulime edhe në festivalin e fëmijëve, ndryshon kompozitori

Çfarë ndodh?

Një kompozitor shpërndan disa materiale muzikore në emra kompozitorësh të tjerë. Pasi ndodh që shpallet fitues një këngë e kompozuar nga ai, edhe pse zyrtarisht figuron me një emër tjetër kompozitori, ky kompozitor në faqen zyrtare në Youtube pasi kënga shpallet fituese shkruan emrin e tij në autorësi.

Ky është një skandal, që tregon se edhe në festivale bëhen skema të tilla.  

Po ashtu, kjo situatë ngre një shqetësim serioz për transparencën e festivaleve dhe mënyrën se si deklarohen autorët e veprave muzikore.

Përtej rastit konkret, kjo ngre një pyetje më të gjerë se sa transparente janë festivalet shqiptare në përcaktimin, deklarimin dhe verifikimin e autorësisë së këngëve konkurruese./ CNA





Lajmet e fundit nga