Rriten rastet e infarkteve tek të rinjtë, mjekët: Shkak mënyra e jetesës
Sëmundjet e zemrës dhe infarktet në moshat e reja nuk janë më raste sporadike. Mjekët kardiologë thonë se edhe më shqetësues është fakti që rastet janë në rritje të vazhdueshme.
Kur flasim për faktorët nxitës të sëmundjeve të zemrës, kardiologët rendisin në radhë të parë trashëgiminë, por jo vetëm.
Të nisur nga ideja se janë të rinj, shpesh pacientët që pësojnë infarkt të zemrës i neglizhojnë sinjalet e para që jep trupi.
“10–15% e infarkteve të zemrës në vendin tonë ndodhin tek moshat e reja. Ndër faktorët kryesorë mbetet stili i jetesës”, thonë mjekët kardiologë
Rritja e problemeve të zemrës tek të rinjtë është një shqetësim global. Organizata Botërore e Shëndetësisë e vë theksin te jeta sedentare si një prej faktorëve që lidhen me rritjen e rasteve dhe rekomandon që aktiviteti fizik të bëhet pjesë e përditshmërisë.
Ngjitja e shkallëve dhe 30 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të jenë pjesë e aktivitetit fizik të përditshëm në funksion të shëndetit të zemrës.
“Migrena dhe dhimbjet kronike mund të lehtësohen pa ilaçe”? Ja çfarë thotë studimi
103 dhe 101 vjeç, motër e vëlla nga Pogradeci mbajnë gjallë kujtimet e një shekulli
Në Slatinë të Mokrës, banorët e fshatit që po boshatiset: Na ka marrë malli për zhurmën e fëmijëve (VIDEO)
- 20:31 “Migrena dhe dhimbjet kronike mund të lehtësohen pa ilaçe”? Ja çfarë thotë studimi
- 20:17 SHBA-ja i zgjat NIS-it serb licencën e operimit deri më 30 tetor
- 20:07 El Mundo: Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA
- 20:02 Begaj pret Ursula von der Leyen: Shqipëria synon mbylljen e kapitujve të negociatave deri në 2027
- 19:56 Drejt ribashkimit? Britani-BE, Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë
- 19:52 Industria e makinave në Europë përballë rrezikut të furnizimit, kalimi te elektriket rrit konkurrencën