Ministria e Jashtme përshëndet listën e përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e Serbisë

30 Shtator 2026 | 20:50

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi.

Përmes një reagimi, ministria përgëzon të gjithë faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës për përgjegjshmërinë, pjekurinë politike dhe vizionin që, sipas saj, dëshmuan me këtë vendim.

“Ky veprim përcjell një mesazh të qartë: interesat e shqiptarëve mbrohen më mirë kur përfaqësimi i tyre politik është i bashkuar, i koordinuar dhe i vendosur”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësimi dinjitoz dhe efektiv në institucionet e vendit ku jetojnë shqiptarët kërkon unitet, përgjegjësi dhe një qëndrim të përbashkët për çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat, mirëqenien dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kjo listë e përbashkët duhet të shërbejë si dëshmi se kur bashkohet zëri politik, forcohet përfaqësimi; dhe kur forcohet përfaqësimi, mbrohen më mirë interesat e qytetarëve dhe rritet pesha e tyre në proceset vendimmarrëse”, vijon reagimi.

Në përfundim, ministria thekson se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfaqësimin e tyre të drejtë, barazinë e plotë para ligjit, si dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunitetit shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhe Ursula von der Leyen, pyeten për ish-shefen e SHISH, përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u pyetën në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë lidhur me masën...
18:31 | 30/09/2026

Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku vlerësoi...
18:26 | 30/09/2026

Investimi i Kushner në jug, Rama: E informova Von der Leyen, brenda dy ditësh hapet “Pasqyra e Transparencës”

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama foli edhe...
18:15 | 30/09/2026