Kurti: Asnjëherë s’kam pritur drejtësi nga Specialja, këtë javë i përgjigjemi PDK-së

30 Shtator 2026 | 21:01

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se asnjëherë s’ka pritur drejtësi nga Gjykata Speciale, ndërsa ka shtuar se këtë javë do t’i përgjigjen iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila kërkuar ndryshimin në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja ka dorëzuar në Kuvend dhe Qeveri propozimet për ndryshim të këtij ligji, duke synuar që çështjet që nuk lidhen me akuzat për trafikim organesh, të barten në Kosovë, për shkallët e tjera të gjykimit. Inicimi u bë pas dënimit nga Specialja me 81 vjet burgim për katër udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se iniciativën e PDK-së e kanë dërguar në zyrën ligjore të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave.

“Është procedurë e rregullt. Nuk duam të bëjmë shkelje, s’kemi pse. Prej informimeve që i kam deri më tani, edhe nga ministritë, këtë javë do ta kemi përgjigjen edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, po ashtu edhe vlerësimin financiar të buxhetit nga Ministria e Financave e menjëherë do ta përcjellim për Kuvend”, ka thënë ai.
Me tej Kurti u shpreh se asnjëherë nuk ka ndërruar qëndrim për Gjykatën Speciale prandaj edhe thotë se s’ka pritur drejtësi.

“Asnjëherë s’kam pritur drejtësi. Asnjëherë s’e kam ndryshuar këtë qëndrim për gjykatën. Akuza e ndërmarrjes së përbashkët kriminale duhet medoemos të korrigjohet në apel. Ka munguar transparenca, përveç se gjykatë mono-etnike. Dhe e treta janë ato pasaktësitë faktike dhe historike që dëgjuam më 16 shtator. Le të mos harrojmë se atë ditë janë lexuar dhjetëra faqe. Por vendimi i plotë është mijëra faqe”, ka deklaruar Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Shqiptarët duhet të kenë të paktën pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë

Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për...
18:46 | 30/09/2026

​Grenell kritikon ashpër ish-prokurorin Jack Smith për rolin e tij në Gjyakatën Speciale

Emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar në platformën X duke iu kundërvënë gjykatësit Jack Smith. Grenell shpërndau një postim në faqen e tij zyrtare të...
15:13 | 30/09/2026

Kurti: Bekim Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 shtator se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për president, pavarësisht tërheqjes së tij nga...
13:35 | 30/09/2026