Marrëveshja e partive shqiptare në Preshevë/ Berisha: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Marrëveshja e partive shqiptare në Preshevë/ Berisha: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

21:09, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e forcave politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme në Serbi.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha e cilëson bashkimin politik si një marrëveshje në interes të shqiptarëve të këtyre komunave.

Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në këto komuna, por edhe atyre në emigracion, të marrin pjesë në zgjedhje, me synimin për të siguruar përfaqësim sa më të mirë politik. “Një marrëveshje për t’u përshëndetur!”, shkruan Berisha, duke vlerësuar listën e përbashkët si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë:

Një marrëveshje për tu përshëndetur!

Miq, forcat politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës sipas mediave arriten dje në Prishtinë në prani të Kryeministrit të Kosovës marrëveshjen për të marrë pjesë me një listë të përbashkët “Koalicioni Shqiptar’ në zgjedhjet e parakohshme të Republikës së Serbisë.

Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje që është dhe interesi më i mirë i shqiptarëve në këto komuna të Serbisë të banuara nga shqiptarë që ende janë dhe qytetarët, minoriteti më i shtypur në Europë nga regjimi i Beogradit! Partia Demokratike ju bënë thirrje të gjithë shqiptarëve rezident në këto komuna apo në emigracion të marrin pjesë në këto zgjedhje për të siguruar përfaqësimin më të mirë të mundeshëm të shqiptarëve të komunave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco