Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e saj në krye të shërbimit informativ shqiptar, duke ngritur edhe pyetje mbi arsyet që, sipas tij, qëndruan pas këtij vendimi.
Gazetari u ndal edhe te karriera e Hysenit në Kosovë, si dhe te largimi i saj nga AKI-ja, duke paraqitur pretendimet e tij për rrethanat politike që, sipas tij, kanë ndikuar në këtë proces.
“Rasti i SHISH-it, gabimi më fatal fillestar ka qenë nga ana e Ramës, i cili e mori një person të shkëlqyer për punën e vet. Vlora Hyseni ka bërë një punë të shkëlqyer në Kosovë brenda AKI-së, por për mua, Vlora Hyseni është larguar për shkaqe politike nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Edhe ky e mori një person nga AKI-ja, që ishte absurd realisht, për ta vendosur në krye të SHISH-it në Shqipëri – në qoftë se jemi dy shtete, juridikisht jemi dy shtete. Prandaj, mbi bazën e kësaj, nuk duhej Edi Rama ta vendoste në krye të shërbimit informativ shqiptar. Që unë fillimisht i kam pasur dhe vazhdoj t’i kem dyshimet e mia: Pse e bëri një gjë të tillë? Sepse ky deshi ta spastrojë SHISH-in e Shqipërisë nga njerëzit të cilët ishin të lidhur ngushtë me Sali Berishën dhe me Partinë Demokratike”, tha Zeka.
El Mundo: Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA
Mbi 400 të arrestuar gjatë bllokadave të shkollave të mesme në Francë
INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie
- 21:13 Ronaldo mungon në stërvitje, Jesus mohon përçarjen
- 21:01 Kurti: Asnjëherë s’kam pritur drejtësi nga Specialja, këtë javë i përgjigjemi PDK-së
- 20:50 Ministria e Jashtme përshëndet listën e përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e Serbisë
- 20:47 Thatësira dhe mungesa e tregut, fermeri nga Muriqani: 5 muaj që s’ka shi, prodhimet janë zero
- 20:41 Rriten rastet e infarkteve tek të rinjtë, mjekët: Shkak mënyra e jetesës
- 20:31 “Migrena dhe dhimbjet kronike mund të lehtësohen pa ilaçe”? Ja çfarë thotë studimi