web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E BUJSHME/ Ronaldo largohet nga Portugalia: Pas deklaratës së trajnerit…

30 Shtator 2026, 21:18, Sport CNA

E BUJSHME/ Ronaldo largohet nga Portugalia: Pas deklaratës së

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë në Kopenhagë.

41-vjeçari u largua nga kampi stërvitës pas disa deklaratave të trajnerit Jorge Jesus rreth minutazhit të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kapiteni sqaroi se ky vendim erdhi pas një bisede me presidentim e federatës, Pedro Proença.

Ronaldo nuk ka preferuar të japë detaje të mëtejshme mbi përplasjen, por ka premtuar se do të flasë hapur shumë shpejt.

Ai nënvizoi se në momentin e duhur do të zbulojë të gjitha prapaskenat përpara tifozëve portugezë.

Pavarësisht largimit të bujshëm, veterani u uroi sukses të plotë bashkëlojtarëve të tij për sfidat e ardhshme. Zhvillimi i fundit ka trazuar sërish ambientin te "Luzitanët" në mes të fushatës në Ligën e Kombeve.

POSTIMI:

Pas konferencës për media të Kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Kombëtares.

 


Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën dhe arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar.

 


Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim.





Lajmet e fundit nga