E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilëson marrëveshjen si një zhvillim që duhet përshëndetur dhe shprehet se ajo është në interes të shqiptarëve që jetojnë në këto komuna.

Reklamë

Berisha u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në këto komuna, si dhe atyre në emigracion, që të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit politik të komunitetit shqiptar.

Reagimi i plotë:

Një marrëveshje për t’u përshëndetur!

Miq, forcat politike shqiptare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës sipas mediave arriten dje në Prishtinë në prani të Kryeministrit të Kosovës marrëveshjen për të marrë pjesë me një listë të përbashkët “Koalicioni Shqiptar’ në zgjedhjet e parakohshme të Republikës së Serbisë.

Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje që është dhe interesi më i mirë i shqiptarëve në këto komuna të Serbisë të banuara nga shqiptarë që ende janë dhe qytetarët, minoriteti më i shtypur në Europë nga regjimi i Beogradit! Partia Demokratike ju bënë thirrje të gjithë shqiptarëve rezident në këto komuna apo në emigracion të marrin pjesë në këto zgjedhje për të siguruar përfaqësimin më të mirë të mundeshëm të shqiptarëve të komunave të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.