Kuqezinjtë lënë pas San Marinon, Shqipëria niset drejt Finlandës

Kuqezinjtë lënë pas San Marinon, Shqipëria niset drejt Finlandës

21:13, 30/09/2026

Pas fitores së pastër 0-3 ndaj San Marinos, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e radhës në UEFA Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan sot një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Cesenës, ku stafi teknik përshtati programin në varësi të minutave të luajtura në ndeshjen e fundit.

Lojtarët që ishin titullarë dhe u aktivizuan ndaj San Marinos iu nënshtruan një seance rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një program më të plotë, me ushtrime fizike, tekniko-taktike dhe punë me skema të ndryshme të lojës.

Një lajm pozitiv për stafin teknik është rikthimi i Klisman Cake. Mbrojtësi është rikuperuar dhe tashmë është i gatshëm për të qenë në dispozicion në përballjen e ardhshme.

Kombëtarja do të zhvillojë nesër në orën 11:00 seancën e fundit stërvitore në Cesenë. Pas përfundimit të saj, skuadra shqiptare do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00. Sfida është e vlefshme për UEFA Nations League dhe kuqezinjtë synojnë të vijojnë serinë pozitive pas triumfit ndaj San Marinos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco