30 Shtator 2026, 21:51
Nga E. D

DUBAI- Një incident i pazakontë është raportuar gjatë një fluturimi të kompanisë FlyDubai të mërkurën në mëngjes, pasi avioni devijoi nga itinerari dhe u ul në mënyrë emergjente në Arabinë Saudite. Sipas mediave lokale izraelite, në bord dyshohet se ka pasur një përleshje mes dy pilotëve.
Njëri prej tyre raportohet të jetë nga Omani, ndërsa tjetri nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Mediat raportojnë se bashkëpiloti nga Omani dyshohet se ka tentuar të marrë kontrollin e avionit dhe ta rrëzojë atë. Pas uljes emergjente në Arabinë Saudite, ai është marrë në pyetje nga autoritetet.
Në hetimin për incidentin raportohet se është përfshirë edhe Izraeli, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes. Sipas raportimeve nga Tel Avivi, një prej pistave të hetimit është edhe mundësia që incidenti të ketë pasur motiv terrorist dhe që avioni të jetë tentuar të rrëzohej qëllimisht. Megjithatë, rrethanat e incidentit dhe motivi i mundshëm mbeten objekt hetimi dhe nuk janë konfirmuar përfundimisht nga autoritetet.
Në lidhje me situatën e sigurisë, mediat izraelite raportojnë gjithashtu se kryeministri Benjamin Netanyahu ka anuluar një vizitë të planifikuar në jug të Izraelit për të marrë pjesë në diskutime mbi çështjet e sigurisë. Sakaq, hetimet pritet të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur gjatë fluturimit dhe nëse veprimet e raportuara të bashkëpilotit kanë qenë të qëllimshme./Dosja.al
arabia saudite
Bota
30 Shtator 2026, 19:54
G.M
KANADA- Bashkimi Evropian dhe Kanadaja pritet të shpallin në samitin e tetorit një partneritet të ri dhe më të gjerë, q&eum...
Bota
30 Shtator 2026, 19:40
G.M
Pikë karburanti e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Beograd.
Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (O...
Bota
30 Shtator 2026, 19:27
G.M
Flydubai
IZRAEL- Një fluturim i kompanisë flydubai nga Dubai drejt Tel Avivit përfundoi në një situatë kritike pasi një...
Bota
30 Shtator 2026, 19:19
G.M
Emmanuel Macron dhe Pedro Sanchez
SPANJA- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kanë shprehur mbështe...
Bota
30 Shtator 2026, 18:08
G.M
Dy policë duke ecur në qendër të Jagodinës, Serbi.
Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunaz...
Bota
30 Shtator 2026, 17:15
G.M
Xi Jinping
KINA- Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Pekini do të vazhdojë të kundërshtojë forcat që mbështesin...
Bota
30 Shtator 2026, 16:58
G.M
Sébastien Le Corneille
FRANCA- Kryeministri francez Sébastien Le Corneille ka paralajmëruar për përkeqësimin e situat&eu...
Bota
30 Shtator 2026, 16:35
G.M
Mark Rutte
RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Rusisë për përdorimi...
Bota
30 Shtator 2026, 15:45
G.M
Theo Francken
BELGJIK- Ministri belg i Mbrojtjes Theo Francken, ka paralajmëruar se Evropa mund të përballet me një rritje të vepr...
Bota
30 Shtator 2026, 15:31
G.M
foto ilustruese
IZRAEL- Ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, ka kërkuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të kompanisë Flydu...