Celebrities Gossip Showbiz

Pete Davidson flet për lidhjen me Kim Kardashian dhe periudhën e vështirë! “Unë jam një ndër…”

Pete Davidson ka folur hapur për marrëdhënien e tij të kaluar me Kim Kardashian, duke treguar se vëmendja e madhe mediatike dhe problemet me substancat në atë periudhë e bënë lidhjen më të vështirë për të.

Në një intervistë të fundit për “Variety”, komediani foli për mënyrën se si e përjetoi lidhjen me Kardashian, me të cilën ishte në një marrëdhënie për rreth nëntë muaj, nga fundi i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2022.

Duke bërë shaka për burrat që kanë pasur lidhje me anëtarë të familjes Kardashian, Davidson tha:

Unë jam një nga të mbijetuarit, të paktët dhe krenarët. Jemi si marinsat.


Megjithatë, ai sqaroi se ka vlerësim për Kim dhe familjen e saj, duke thënë se mënyra e tyre për ta përballuar vëmendjen publike i ishte dukur tërheqëse dhe e pjekur.

Një nga gjërat që më pëlqen te Kim dhe te gjithë ajo familje është se ata janë si: ‘Kjo është ajo që bëjmë’. Mua më dukej shumë tërheqëse dhe e pjekur

-u shpreh ai.

Davidson theksoi se Kardashian e kishte respektuar gjatë gjithë kohës dhe nuk e kishte detyruar të përfshihej në aspekte të jetës publike që nuk i dëshironte. Megjithatë, ekspozimi i vazhdueshëm mediatik ishte i vështirë për të.

Ajo ishte shumë respektuese ndaj gjithë kësaj, por gjithë ajo çmenduri e atij stili jetese, të të ndiqnin kudo, të kishe siguri dhe të shikoje vazhdimisht pas krahëve, për një djalë me problemet e mia dhe, në atë kohë, me probleme me drogën, ishte paksa e tepërt për mua

-tregoi ai.

Davidson tha se sot marrëdhënia e tyre është miqësore dhe se vazhdon të ketë shumë dashuri për ish-partneren.

Jemi mirë dhe kam shumë dashuri për të. E dija se në çfarë po hyja

-tha ai.

Komediani foli gjithashtu për periudhën kur po përballej me probleme të përdorimit të substancave. Ai ka treguar se në kulmin e varësisë përdorte disa lloje substancash dhe se situata u përkeqësua gjatë vitit 2023, kur jeta profesionale dhe personale ishte bërë veçanërisht e vështirë për të.

Sipas Davidson, një bisedë me nënën e tij u bë një pikë kthese dhe e shtyu të kërkonte ndihmë profesionale. Ai më pas u përqendrua në rimëkëmbjen e tij dhe thotë se sot nuk përdor më droga.

Jeta e tij ka ndryshuar gjithashtu pas lindjes së vajzës së tij, Scottie, në dhjetor 2025. Davidson ka thënë se atësia i ka ndryshuar prioritetet dhe se dëshiron të jetë i pranishëm në jetën e së bijës.

Sa i përket lidhjes me Kim Kardashian, Davidson duket se e sheh tashmë atë periudhë si një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, duke e përshkruar marrëdhënien me respekt dhe paqësisht, pavarësisht vëmendjes së madhe që ajo mori në atë kohë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.