• Kontakt
Wednesday, September 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

22:20 : 30/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjeneza e dosjes “Veliaj” lidhet me një denoncim të depozituar në SPAK në korrik 2023, me emrin “Nesti Angoni”. Materiali ngrinte dyshime për marrëdhënie financiare mes Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe kompanive të ndërtimit, por hetimi do të niste mes një pikëpyetjeje të pazakontë: personi me këtë emër nuk rezultonte të ekzistonte në regjistrin e Gjendjes Civile, thuhet ne Inside Story.

Pikërisht kjo është kthyer në një nga pikat e debatit mbi mënyrën se si nisi procedimi penal nr. 27 i vitit 2024. Mbrojtja ka pretenduar gjithashtu se nuk ekziston zarfi përmes të cilit denoncimi është dërguar në SPAK, duke ngritur pyetjen se kush e hartoi dhe kush e futi në sistemin e drejtësisë.

Analisti Arion Sulo e sheh këtë si një element që ngre pikëpyetje serioze mbi zanafillën e hetimit. “Kjo ka nisur me një gjë që nuk ekziston, Nesti Angoni”, u shpreh ai, duke e krahasuar mënyrën e nisjes së historisë me praktikat e vjetra të denoncimeve anonime.

Më tej, hetimi i SPAK-ut u përqendrua te marrëdhëniet financiare të familjes Veliaj. Sipas prokurorisë, kompani që kishin përfituar leje, kontrata apo fonde nga Bashkia e Tiranës kishin krijuar më pas marrëdhënie financiare me subjekte të lidhura me Ajola Xoxën.

Një prej episodeve të përfshira në dosje lidhet me pagesat e kryera përmes Qendrës Harabel. SPAK pretendon se kontratat e qirasë mes Xoxës dhe qendrës ishin fiktive dhe shërbenin për kalimin e parave në llogaritë e saj, ndërsa një tjetër linjë e përshkruar nga prokuroria lidhet me kompaninë “Fusha” dhe një shumë prej rreth 2.6 milionë lekësh.

Lexo edhe:

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

“Me skandalin e SHISH u vendos në rrezik NATO”/ Tabaku: SPAK të sjellë kërkesën e dytë për arrestimin e Ballukut

“Sipas organit procedues, i gjithë mekanizmi që përmendet më lart, i cili nis që nga subjekti tregtar ‘Fusha’ sh.p.k., vijon me kalimin e një sasie të hollash, rreth 2.600.000 lekë, dhe kalimi nga këto të fundit tek destinacioni fundor që rezulton të jetë shtetasja Ajola Xoxa, dëshmon qartë të gjithë rrugën e ndjekur për pastrimin dhe injektimin në sistemin bankar të përfitimeve të paligjshme.”

Në këtë mënyrë, dosja kaloi nga një denoncim me një identitet të dyshimtë në një hetim të gjerë mbi burimin dhe destinacionin e parave, ndërsa vetë mënyra se si u shfaq në SPAK personi “Nesti Angoni” mbetet një nga pikëpyetjet e ngritura nga mbrojtja dhe kritikët e hetimit.

 

Etiketa: belinda ballukuErion VeliajFushamazhorancaopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

12:22 : 30/09/2026
AKTUALITET

“Me skandalin e SHISH u vendos në rrezik NATO”/ Tabaku: SPAK të sjellë kërkesën e dytë për arrestimin e Ballukut

15:05 : 29/09/2026
AKTUALITET

“Të deleguarit e Ballukut në Lushnje u bënë ministra”, Korreshi: Karakaçi dikur i mbante çantën!

13:53 : 29/09/2026
AKTUALITET

Kushtoi 4.7 mln euro, rruga Vllahinë-Poçem shembet 2 vite pas ndërtimit nga “Shkëlqimi 07” dhe “Fusha”

11:51 : 29/09/2026
AKTUALITET

SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:17 : 29/09/2026
AKTUALITET

“Bela e ka vënë Karakaçin”/ Drejtori i AKBN-së takime me Ballukun deri në fund të gushtit: Do t’i çoj të fala…

20:57 : 28/09/2026

TË GJITHA

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

22:20 : 30/09/2026

Gafa e prokurores në Sarandë: Hetohet godina e vjetër, por sekuestrohet hoteli 5-katësh

22:11 : 30/09/2026

Pasojat e AKSHI-t/ Shqipëria e fundit në rajon për eksportet e shërbimeve dixhitale, pavarësisht “Revolucionit” Online

21:57 : 30/09/2026

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

21:43 : 30/09/2026

Artan Hoxha për ndërhyrjen në Kodin Penal: Rama ka hallin se po i përfundon administrata në burg

21:40 : 30/09/2026

Skandali me fondet e bujqësisë/ Ndërtuan serat, morën paratë dhe tani AZHBR u kërkon t’i kthejnë

21:27 : 30/09/2026

Terror gjatë një fluturimi Dubai-Tel Aviv, mediat izraelite: Një pilot u përpoq të rrëzonte aeroplanin

21:16 : 30/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com