Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestuesit përplasen me policinë, ndalohen ti përcjellin presidentes mesazhet e protest&e...
Politike
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK! Qytetarët e Kosovës protestojnë për të 15-të natë rradhazi, vijojnë kërkesat për drejtësi
Kjo është nata e 15-të e protestës me moton “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
30 Shtator 2026, 22:16Nga E. D
pamje nga protesta
PRISHTINË- Në Prishtinë është mbajtur protesta e radhës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo është nata e 15-të e protestës me moton “Jo në emrin tim”, e cila po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protestuesit po kundërshtojnë aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale i shpalli fajtorë në shkallë të parë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin dhe u shqiptoi dënime me burgim.
Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar për 15 net radhazi në qendër të Prishtinës, me pjesëmarrës që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës. Gjatë tubimeve, protestuesit kanë përsëritur qëndrimet e tyre në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të shkallës së parë./Dosja.al