• Kontakt
Wednesday, September 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA

22:30 : 30/09/2026
në BOTA

Një rrjet i lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dyshohet se kishte hartuar plane për vrasjen e disa prej figurave më të njohura të opozitës ruse në mërgim.

Zbulimi është raportuar nga gazeta spanjolle “El Mundo”, e cila shkruan se në shënjestër të rrjetit RIS kishin qenë ish-kampioni i botës në shah Garry Kasparov, ish-deputeti i Dumës Shtetërore Ilya Ponomaryov dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.

Rasti doli në dritë pas një operacioni të FBI-së dhe agjencive të tjera amerikane të ligjzbatimit. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, rrjeti kishte rekrutuar persona kundrejt pagesës për të gjurmuar dhe më pas eliminuar dy disidentë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një tjetër objektiv ndodhej në Lituani.

Në dosjen e autoriteteve amerikane përmendet ish-koloneli 63-vjeçar i FSB-së, Yuri Khrameyev, i njohur si “Kolonel Yuri”, si dhe djali i tij 27-vjeçar, Kirill Khrameyev, i cili është oficer i FSB-së.

Në rrjet dyshohet se kanë marrë pjesë edhe shtetas kubanezë dhe venezuelianë. Sipas hetuesve amerikanë, 35-vjeçari Oemis Romagosa Durruti, që jeton në Rusi, si dhe 35-vjeçari kubanez Yaidel Delgado Suarez, i njohur si “Viking”, dhe 22-vjeçari venezuelian Angel Eduardo Castro, dyshohet se janë përfshirë në rekrutimin e personave në SHBA për të mbikëqyrur dhe tentuar vrasjen e një disidenti rus.

Lexo edhe:

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

12 gëzhoja në vendngjarje/ Zbardhet vrasja e Gjovalin Lazrit në Itali, çfarë zbuloi ekspertiza

Autoritetet amerikane thonë se personat e rekrutuar nuk do të kufizoheshin vetëm në survejimin e objektivave, por do të paguheshin për të kryer edhe eliminimin e tyre.

Rasti rikthen në vëmendje shqetësimet e autoriteteve perëndimore për operacione të dyshuara të shërbimeve ruse kundër kundërshtarëve të Kremlinit jashtë territorit të Rusisë.

Kremlini dhe Ambasada Ruse në Uashington nuk kanë komentuar akuzat e bëra nga autoritetet amerikane. Moska, ndërkohë, ka mohuar në të kaluarën përfshirjen në vrasje të synuara të kundërshtarëve politikë jashtë vendit.

Etiketa: Agjentët rusëGarry KasparovSHBAvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra

11:49 : 30/09/2026
AKTUALITET

12 gëzhoja në vendngjarje/ Zbardhet vrasja e Gjovalin Lazrit në Itali, çfarë zbuloi ekspertiza

21:36 : 29/09/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

10:05 : 29/09/2026
BOTA

Irani: Presim përgjigjen përfundimtare të SHBA-së për rihapjen e Hormuzit

22:44 : 27/09/2026
BOTA

Stuhia e fuqishme godet bregun lindor të SHBA-së, anulohen mbi 400 fluturime

17:39 : 27/09/2026
BOTA

Wall Street Journal: Trump rifillon bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

22:10 : 26/09/2026

TË GJITHA

Agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov në SHBA

22:30 : 30/09/2026

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

22:20 : 30/09/2026

Gafa e prokurores në Sarandë: Hetohet godina e vjetër, por sekuestrohet hoteli 5-katësh

22:11 : 30/09/2026

Pasojat e AKSHI-t/ Shqipëria e fundit në rajon për eksportet e shërbimeve dixhitale, pavarësisht “Revolucionit” Online

21:57 : 30/09/2026

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

21:43 : 30/09/2026

Artan Hoxha për ndërhyrjen në Kodin Penal: Rama ka hallin se po i përfundon administrata në burg

21:40 : 30/09/2026

Skandali me fondet e bujqësisë/ Ndërtuan serat, morën paratë dhe tani AZHBR u kërkon t’i kthejnë

21:27 : 30/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com