Publikimi i videove intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet

30 Shtator 2026 | 22:35

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime në portale dhe platforma online. Çështja është referuar në Prokurori, ndërsa hetuesit e Krimeve Kibernetike po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.

Strukturat e Krimit Kibernetik në Tiranë kanë nisur veprimet hetimore pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime në disa portale dhe platforma në internet.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet synojnë identifikimin e personave që kanë publikuar dhe shpërndarë materialet, ndërsa po punohet edhe për heqjen e tyre nga platformat online.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, për katër vepra penale, mes tyre edhe “ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Juristi Myftari kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Kufizojnë mjetet e kërkimit të provës

Duke komentuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, juristi Kreshnik...
22:32 | 30/09/2026

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe...
18:58 | 30/09/2026

Von der Leyen: 63 shkolla u rindërtuan me mbështetjen e BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se përmes programit “BE për shkollat” janë rindërtuar ose rikonstruktuar 63 shkolla në Shqipëri. Gjatë konferencës...
18:44 | 30/09/2026