Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës. Jo në emrin tim

    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

    Përshkallëzohen protestat në shkolla, 625 të arrestuar dhe 83 policë të plagosur në Francë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë
    Lajmet e fundit

    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

    September 30, 2026

    Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit të papritur nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke bërë të ditur se në të ardhmen do të shpjegojë arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim.

    Kapiteni portugez u largua të mërkurën nga grumbullimi i Kombëtares në Kopenhagë, në një zhvillim që erdhi pas deklaratave të përzgjedhësit Jorge Jesus lidhur me aktivizimin e tij në ndeshjet e ardhshme.

    Pas largimit, Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka sqaruar se vendimi u mor pas konferencës për media të trajnerit dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença.

    “Pas konferencës për media të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i Kombëtares”, ka shkruar Ronaldo.

    Ylli portugez nuk ka dhënë detaje të tjera rreth arsyeve të largimit, por ka paralajmëruar se do të flasë më gjerësisht për këtë çështje në të ardhmen.

    “Në kohën e duhur do t’u tregoj të gjithë portugezëve arsyet që më shtynë të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar”, ka deklaruar kapiteni i Portugalisë.

    Në fund të reagimit të tij, Ronaldo ka falënderuar bashkëlojtarët dhe u ka uruar sukses në ndeshjet e ardhshme.

    “Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi, pa përjashtim”, përfundoi Ronaldo.

    Largimi i tij ka ardhur në një moment kur Portugalia po përgatitet për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ndërsa deklaratat e fundit të Jorge Jesus kanë shtuar vëmendjen rreth situatës së kapitenit.

    ronaldo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës. Jo në emrin tim

    September 30, 2026

    Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas largimit nga grumbullimi i Portugalisë

    September 30, 2026

    Përshkallëzohen protestat në shkolla, 625 të arrestuar dhe 83 policë të plagosur në Francë

    September 30, 2026

    “Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.