Von der Leyen i kërkon Shqipërisë zbatimin e reformave dhe dialog me shoqërinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të përqendrohet te zbatimi i reformave, nga drejtësia te mbrojtja e mjedisit, duke ruajtur njëkohësisht dialog të fortë me shoqërinë.
Von der Leyen e nisi turin e saj në Ballkanin Perëndimor në Tiranë, ku zhvilloi takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në konferencën e përbashkët me Ramën, ajo e cilësoi Shqipërinë si një ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Objektivi është në horizont”, tha von der Leyen, duke theksuar megjithatë se ka ende shumë punë përpara.
Ajo kërkoi reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur të negociatave, duke veçuar drejtësinë, kuadrin zgjedhor dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Miratimi i reformave është i rëndësishëm, por po aq e rëndësishme është që ato të zbatohen tërësisht, që të sjellin ndryshime të vërteta për qytetarët. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike, si dhe një dialog të fortë e të vazhdueshëm me shoqërinë, për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të saj”, tha von der Leyen.
Rama shprehu një “vullnet të hekurt” për ta çuar përpara procesin e anëtarësimit, i cili, sipas tij, ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave.
Ai tha se me presidenten e Komisionit Evropian diskutoi edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se të dyja palët konstatuan përparim të Shqipërisë në këtë drejtim.
Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe rasti Hyseni
E pyetur për rastet e zyrtarëve të lartë të dyshuar apo të akuzuar për korrupsion në Shqipëri, von der Leyen tha se hetimet janë tregues se sistemi po funksionon.
“Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon”, tha ajo, duke e cilësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si thelbësore edhe për BE-në.
Rama tha se disa zhvillime që në Shqipëri shihen si kthim pas, sipas tij, për Komisionin Evropian janë tregues se vendi është një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Për herë të parë, ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton dita-ditës aftësi vetëkorrigjuese, vetëpastruese, pra ato antikorpe që i ka çdo sistem demokratik, falë ndarjes së pushteteve, ku çdo pushtet bën punën e vet”, tha Rama.
Ai theksoi përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që hetohen dhe tha se përgjegjësia e tij politike është të sigurojë vazhdimin e reformës në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
I pyetur për rastin e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, Rama tha se deri tani asnjë partner ndërkombëtar nuk i ka shprehur qeverisë shqetësim për cenimin e sigurisë kombëtare apo të besueshmërisë në marrëdhëniet me partnerët.
Hyseni po hetohet për dyshime për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.
“Procesi do të tregojë nëse ka apo nuk ka gjëra të cilat kanë cenuar çfarëdo qoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo me besueshmërinë që ka të bëjë me partnerët, por lajmi që kam për ju është që një shqetësim i tillë nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner”, tha Rama.
Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë përfshirë ministra, ish-ministra dhe drejtues të institucioneve qendrore e vendore. Dosjet lidhen me dyshime për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale.
Projekti në Zvërnec dhe protestat
Rama tha se gjatë takimit e informoi von der Leyenin edhe për ecurinë e projektit të investimit në Zvërnec, i cili ka nxitur protesta për mbrojtjen e mjedisit.
“E kam informuar për ecurinë e projektit të madh të investimit që ka shkaktuar aq shumë interes, kur tanimë jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor, si dhe për hapat që kemi hedhur në funksion të rritjes së konsiderueshme të transparencës me publikun shqiptar dhe të ndërveprimit të qeverisë me publikun”, tha Rama.
Ai premtoi se në ditët në vijim do të bëhen publike të gjitha dokumentet e projektit.
Ndërkohë që zhvillohej takimi, dhjetëra protestues u mblodhën para Kryeministrisë, duke kërkuar që Bashkimi Evropian t’i dëgjojë shqetësimet e tyre.
“Shqipëria në BE pa Edi Ramën” ishte një prej thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Protestat nisën si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec dhe më pas përfshinë kërkesa më të gjera politike, si dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Projekti në Zvërnec parashikon ndërtimin e një resorti në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë dhe ka nxitur protesta për ndikimin në mjedis dhe çështjet e pronësisë së tokës.
Në qershor, Parlamenti Evropian i kërkoi Shqipërisë të pezullonte lejet e reja dhe punimet në zonat e mbrojtura deri në një vlerësim të plotë e të pavarur të ndikimit mjedisor dhe ligjor, pa përmendur ndonjë projekt specifik në rezolutën e miratuar.
Propozimet për zgjerimin e BE-së
Von der Leyen tha se Komisioni Evropian do të paraqesë javën e ardhshme rishikimet e politikave në kuadër të përgatitjeve për zgjerimin.
“Ne do të shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do të shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi Europian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj”, tha ajo.
Sipas von der Leyenit, do të përcaktohen edhe udhërrëfyes për të siguruar që angazhimet për vlerat demokratike dhe sundimin e ligjit të respektohen edhe pas anëtarësimit.
E pyetur nëse ndryshimet do ta përshpejtojnë integrimin apo do t’i kufizojnë të drejtat e anëtarëve të rinj, ajo tha se nuk mund të jepte shumë hollësi, pasi procesi është ende në zhvillim.
Megjithatë, ajo theksoi nevojën për masa që garantojnë respektimin e angazhimeve edhe pasi një shtet të bëhet anëtar i BE-së.
Rama, ndërkaq, tha se e drejta e vetos nuk i bën mirë Bashkimit Evropian. Ai e cilësoi Shqipërinë si viktimë të këtij mekanizmi dhe tha se vendi nuk humbet asgjë nëse ai shfuqizohet.
Komisioni Evropian pritet të miratojë më 7 tetor një strategji për zgjerimin. Sipas draftit të dokumentit, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (REL), kandidatët duhet të përmbushin kushte të rrepta për anëtarësim, ndërsa BE-ja duhet të përgatitet institucionalisht, financiarisht dhe politikisht për të mbetur funksionale edhe pas zgjerimit.
Drafti parashikon mekanizma që do të synonin kufizimin e mundësisë së anëtarëve të rinj për të bllokuar vendimet gjatë viteve të para të anëtarësimit. Ai parashikon gjithashtu instrumente për të reaguar nëse këto shtete devijojnë nga detyrimet e marra përsipër.
Elementi më i ndjeshëm lidhet me kufizimin e së drejtës së vetos, të përshkruar në dokument si “detyrim i përkohshëm lidhur me vendimmarrjen në Këshillin e BE-së dhe Këshillin Evropian”.
Sipas propozimit, anëtarët e ardhshëm do të zotoheshin të mos kundërshtonin vendimet e Këshillit në fushat ku kërkohet unanimitet. Këto masa janë ende propozime në draft dhe jo rregulla të miratuara.
Von der Leyen nuk e përmendi shprehimisht veton gjatë konferencës në Tiranë.
Pas Shqipërisë, von der Leyen do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi më 1 tetor, ndërsa turin do ta përmbyllë më 2 tetor në Maqedoninë e Veriut. Sipas Komisionit Evropian, vizitat në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi janë planifikuar për një datë të mëvonshme, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në këto vende./ Rel
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedh...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryes...
Një shqetësim ngrihet mbi mënyrën se si trajtohen autorësi...
Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin ka...
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të...
Qindra qytetarë po protestojnë pasditen e kësaj të mërkure...
Raporti i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mb...
Këtë të mërkurë, 30 shtator 2026, u prezantuan nga kryemin...
Një raport i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport mb...
Von der Leyen sapo ka mbërritur në Kryeministri. Kreu i q...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, k...
Pak para takimit të Presidentes së Komisionit Europian Urs...
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure ...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do ...
Konfirmohet rasti i dytë në vendin tonë i një personi të p...
Drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, ka rea...
Avokati i krimit, bandave, por edhe i politikanëve të ...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar ndryshimet e prezantuar...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjo...
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja d...
Policia ka bastisur lokale në Gjermani dhe disa vende të t...
Një avion i Flydubai me rreth 180 pasagjerë në bord transm...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...