Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë

30 Shtator 2026 | 23:07

Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, duke e bërë të ditur këtë përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.

Vendimi i tij vjen pas konferencës për media të trajnerit të Portugalisë dhe një bisede që Ronaldo thotë se ka zhvilluar me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Kombëtares dhe pas një bisede me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mora vendimin të largohem nga grumbullimi i Kombëtares.

Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që më çuan të largohem nga Kombëtarja, së cilës gjithmonë i jam përkushtuar.

Tani është koha t’i uroj fat Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, shkruan Ronaldo në Instagram.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ronaldo mungon në stërvitje, Jesus mohon përçarjen

Jorge Jesus mohoi të mërkurën se Cristiano Ronaldo refuzoi të stërvitej, por Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se 41-vjeçari nuk mori pjesë në seancën e...
21:13 | 30/09/2026

Guardiola për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt: I besoj klubit

Pep Guardiola ka mbajtur të njëjtin qëndrim për vite me radhë sa i përket çështjes së 115 akuzave ndaj Manchester Cityt për shkelje të rregullave...
14:35 | 30/09/2026

Sezon i vështirë për Vinicius, Ancelotti: Ka nevojë për durim, ai ende mund të bëjë diferencën

Carlo Ancelotti ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior, pavarësisht formës jo të mirë që sulmuesi brazilian po kalon në fillim të këtij sezoni. Vinicius...
14:01 | 30/09/2026