Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda flet për gjendjen e portierit Muriq

Foda

Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, i pyetur për gjendjen e portierit Arijanet Muriq, ka thënë se do të shihet sonte nëse do të jetë në gjendje të paraqitet ndaj Izraelit të enjten. 

Muriq u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen e të dielës ndaj Austrisë, shkaku i një lëndimi. 

“Ai ka pësuar një lëndim me ndeshjen ndaj Austrisë. Ka munguar, por do të shohim sonte nëse do të jetë gati për nesër apo jo”, tha Foda në konferencë.

Lexo përditësimet tjera
ks

Kosova s’ka respekt për Izraelin në fushë, synon fitore

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka folur me respekt për Izraelin në konferencë para...