Fake News-et e portaleve anonime, ndotëse të imazhit
Publikimi i fake news-eve të rrjedhura nga histori të saj...
Publikimi i fake news-eve të rrjedhura nga histori të saj...

Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare jo-banka u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti ky raport arriti në 15.7%, nga 14.2% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.
Aktualisht, raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jo-banka vlerësohet në nivelet më të larta historike. Ky raport është më shumë se katër herë më e lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në mesin e këtij viti ishte në nivelin 3.7%.
Ky raport u referohet institucioneve që ushtrojnë aktivitet në të gjitha format e kredidhënies, mikrokredisë, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, totali i aktiveve të këtyre institucioneve jobankare u zgjerua me rreth 1.3 miliardë lekë duke u ngjitur në nivelin e 67 miliardë lekëve.
IFJB-të e mbyllën pjesën e parë të vitit me një rezultat financiar pozitiv në vlerën 0.3 miliardë lekë, por ky rezultat ishte dukshëm më i ulët nga rezultati prej 1 miliard lekësh që u shënua në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Struktura e aktiveve të institucioneve financiare të kreditimit dominohet nga aktiviteti i mikrokredisë dhe i qirasë financiare. Rritja e këtij segmenti të tregut në vitet e fundit ka ardhur sidomos nga mikrofinanca konsumatore, që ka shfaqur zgjerim të shpejtë, e mbështetur sidomos nga kreditë e shpejta konsumatore.
Ky model ofronte kredi në vlera mesatarisht të vogla, në kohë të shpejtë dhe pa analiza të mirëfillta rreziku; por, çmimi për kreditë e dhëna shpejt dhe lehtë ishin normat shumë të larta interesi. Deri në vitin 2022, ky model u lejua të zhvillohej pa kufizime, derisa Banka e Shqipërisë vendosi me rregullore një normë tavan interesi për kredinë konsumatore. Rregullorja solli një ulje graduale të normave të interesit për kreditë e vogla.
Megjithatë, ky aktivitet pësoi një shtrëngim të mirëfilltë rregullator gjatë vitit të kaluar, në vijim të çështjes që preku dy institucionet financiare jo-banka, Micro Credit Albania dhe Final.
Çështja në fjalë u bë shkak edhe për një shtrëngim të fortë në kuadrin rregullator të lidhur me mikrofinancën. Masat e reja të Bankës së Shqipërisë hynë në fuqi nga fillimi i vitit 2025.
Banka Qendrore vendosi për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.
Këto masa duket se kanë ndikuar në ngadalësimin e kredisë së dhënë nga institucionet e mikrofinancës. Ndërkohë, tregu i qirasë financiare (lizingut) vijon të shfaq ritme të qëndrueshme rritjeje, duke ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë.
Produkti është nxitur ndjeshëm nga rritja e turizmit, që ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbën një segment të rëndësishëm të kërkesës për financime me lizing. Një aktivitetet tjetër ku lizingu ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.
Efekti i tërthortë i turizmit është shtrirë edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore (edhe këtu një pjesë e rëndësishme e kërkesës vjen nga turizmi mjekësor), ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare. /Monitor
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe ...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.2 lekë dh...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjo...
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja d...
Policia ka bastisur lokale në Gjermani dhe disa vende të t...
Një avion i Flydubai me rreth 180 pasagjerë në bord transm...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe ...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...