Si agjentët rusë planifikuan vrasjen e Garry Kasparov

1 Tetor 2026 | 07:54

Sipas një raporti në gazetën El Mundo, figurat e opozitës ruse thuhet se janë vënë në shënjestër të një rrjeti të lidhur me shërbimet e inteligjencës ruse (Rrjeti RIS), i cili po planifikonte vrasjen e disidentëve në Shtetet e Bashkuara .

Bazuar në këtë, midis disidentëve të shënjestruar nga rrjeti ishin ish-kampioni botëror i shahut Garry Kasparov, ish-deputeti i Dumës Shtetërore Ilya Ponomaryov dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.

Më herët në shtator, FBI dhe agjenci të tjera amerikane njoftuan zbulimin e rrjetit të Shërbimit të Inteligjencës Ruse (RIS), i cili sipas tyre përfshinte ish-kolonelin 63-vjeçar të FSB-së, Yuri Khrameyev, i njohur edhe si “Kolonel Yuri”, djalin 27-vjeçar të Kirill Khrameyev, një oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB), shtetasin 35-vjeçar kubanez Oemis Romagosa Durruti i cili jeton në Rusi.

Gjithashtu edhe shtetasin 35-vjeçar kubanez Yaidel Delgado Suarez, i njohur edhe si “Viking” dhe shtetasin 22-vjeçar venezuelian Angel Eduardo Castro, i cili mori pjesë me Suarez në rekrutimin e individëve që banonin në SHBA me qëllim mbikëqyrjen dhe tentativën e vrasjes së një disidenti të shquar rus që banonte në SHBA, siç thuhet në një deklaratë nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, burrat në fjalë rekrutuan individë të paguar për të monitoruar dhe në fund të fundit për të vrarë dy persona në SHBA dhe një në Lituani .

Kremlini dhe ambasada ruse në Uashington nuk kanë komentuar mbi akuzat e SHBA-së, megjithëse Moska më parë ka mohuar kryerjen e vrasjeve të synuara jashtë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthimi i Britanisë së Madhe në BE çdo ditë e bëhet më serioz

Zyrtarë të lartë të Downing Street kanë kontaktuar organizata kërkimore dhe anketuese, ndërsa po kërkojnë të testojnë mbështetjen publike për ribashkimin e Mbretërisë së Bashkuar...
07:47 | 01/10/2026

Gazetari Milaim Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Milaim Zeka, duke folur për rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, u ndal edhe te zhvillimet...
21:45 | 30/09/2026

Drejt ribashkimit? Britani-BE, Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Kryeministri britanik Andy Burnham ka sugjeruar se rikthimi i Mbretërisë së Bashkuar në BE është mes opsioneve që qeveria mund të shqyrtojë, në mënyrë që...
19:56 | 30/09/2026