Dritan Goxhaj ngre pikëpyetje për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe përmend Fatos Klosin e Xhavit Halitin

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka folur për ngjarjet para vrasjes së Ilir Konushevcit. Ai ka vënë në dyshim rolin e personave që, sipas tij, e shoqëronin atë ditë, si dhe ka kërkuar sqarime për armatimin e lidhur me rastin.

Goxhaj pretendon se pas automjetit të Konushevcit udhëtonte një makinë tjetër, ku ndodheshin dy persona që ai i cilëson si oficerë të SHIK-ut.

Të lidhura

None found

“Ishin dy persona të SHIK-ut, dy oficerë të SHIK-ut. Të dy personat, dy oficerë të SHIK-ut, që e kanë shoqëruar atë ditë Ilir Komishecin me një makinë mbrapa. Kjo ishte makina e dytë, jo makina e parë, kur e sulmuan Ilir Konushevcin”, është shprehur Goxhaj.

Sipas tij, pas ngjarjes, këta persona u larguan dhe nuk dhanë dëshmi.

Goxhaj ka përmendur edhe Fatos Klosin e Xhavit Alitin. Ai thotë se personat që shoqëronin Komishecin ishin caktuar nga Klosi, pas një kërkese të Alitit.

Ai kërkon gjithashtu të sqarohet se kush e mori armatimin që, sipas pretendimit të tij, u largua pas ngjarjes dhe çfarë ndodhi më pas me të.

“Armatimin e morën sërish, e morën mbrapa këta njerëz të SHIK-ut dhe ia dhanë përsëri Xhavit Alitit”, ka deklaruar Goxhaj.

Më tej, ai ka ngritur pyetje për destinacionin e armëve: “Çfarë bënë me armatimin? Kush shkoi? Pse u tentua të rishitej ai armatim?”

Goxhaj kërkon të bëhet e ditur edhe se kush mori pjesë në bisedat për Ilir Komishecin dhe çfarë u diskutua aty lidhur me armatimin.


Shtuar më 1.10.2026 08:18

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş