Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat
Deri pas mesditës, vendi ynë në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, por në zonat malore përgjatë kufirit lindor vranësirat do të jenë disi më të dukshme.
Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pasdite vonë, kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës lart në ajër në të gjithë zonën malore lindore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga 7°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, deri në 29°C, vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarqet Durrës dhe Tiranë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.




