Foda lë jashtë Zabërgjën për duelin me Izraelin, ndonëse titullar në dy ndeshjet e para

Franco Foda ka përzgjedhur lojtarët që do të jenë në dispozicion për përballjen me Izraelin, ku Kosova synon të marrë fitoren e dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Në listën zyrtare prej 23 futbollistësh për ndeshjen që zhvillohet në Debrecen nuk janë përfshirë Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu, megjithëse të tre janë pjesë e grupit të grumbulluar.

Vendimi për Zabërgjën është surprizues, pasi ai e nisi nga minuta e parë si sfidën ndaj Irlandës, ashtu edhe atë kundër Austrisë.

Kosova e hapi edicionin me triumfin 1-0 ndaj Republikës së Irlandës në Prishtinë, por më pas humbi 3-1 në transfertë kundër Austrisë. Me tri pikë të fituara, “Dardanët” renditen të dytët në Grupin B3, pas Austrisë.

Foda e ka vlerësuar Izraelin si ekip të fortë, pavarësisht rezultateve që ka marrë në dy ndeshjet e para.

Sipas përzgjedhësit gjerman, kundërshtari ka lojtarë teknikë e të shpejtë, me cilësi individuale. Ai ka nënvizuar se Kosova duhet të luajë me agresivitet në këtë përballje.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş