Aktualitet

Tetori hyn me mot të mirë, parashikimi për sot!

Ditën e sotme (1 tetor) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, në zonat kodrinore dhe malore shfaqen vranësira të pakta kalimtare, kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Era fryn me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat e ekspozuara, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, në lugina dhe në zonat malore, era pritet të forcohet dhe të arrijë shpejtësinë deri në 16 m/s.

Ndërkohë, në dete parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.