• Kontakt
Thursday, October 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:35 : 01/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Sot në orën 09:00 do të mbahet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur lidhur me kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për mocion me debat lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon që të shqyrtohen përgjegjësitë institucionale për emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimin se, gjatë kohës që ushtronte detyrën, Hyseni ka ndihmuar përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara shtetasin Ergys Agasi, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale.

PD kërkon që Kuvendi të shqyrtojë procedurat dhe kriteret e ndjekura për përzgjedhjen dhe emërimin e Hysenit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në këtë proces, si dhe mekanizmat e kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies gjatë ushtrimit të detyrës.

Një tjetër pikë e kërkesës lidhet me verifikimet për të përcaktuar nëse dhe në çfarë mase është komprometuar informacion i klasifikuar, si dhe me masat e marra për garantimin e sigurisë së informacionit dhe mbrojtjen e personelit të SHISH.

Lexo edhe:

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

“Dosja e SHISH skandal i rëndë“/ Shehi: Një vagabond kishte në hyqëm gjithë shtetin!

Në kërkesë kërkohet gjithashtu shqyrtimi i përgjegjësisë institucionale dhe politike të Kryeministrit dhe strukturave përkatëse shtetërore në procesin e përzgjedhjes, emërimit, mbikëqyrjes dhe largimit të drejtorit të SHISH.

PD argumenton se çështja është e rëndësishme për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurisë kombëtare dhe kërkon transparencë e llogaridhënie për mënyrën se si janë funksionuar mekanizmat e verifikimit dhe mbikëqyrjes.

Në fund të kërkesës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Konferenca e Kryetarëve të përcaktojë datën e zhvillimit të mocionit me debat në seancë plenare, duke theksuar se shqyrtimi parlamentar duhet të respektojë pavarësinë e organeve të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë dhe rregullat për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Etiketa: arrest shtepiekonferenca e kryetarevePDshishskandalvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

21:43 : 30/09/2026
AKTUALITET

“Dosja e SHISH skandal i rëndë“/ Shehi: Një vagabond kishte në hyqëm gjithë shtetin!

14:02 : 30/09/2026
AKTUALITET

Skandali i SHISH/ Këlliçi: Vlora Hyseni po mbron eprorin e saj, Rama është kreu i narkoshtetit

13:32 : 30/09/2026
AKTUALITET

Kush do ta zërë vendin e Vlora Hysenit pas shkarkimin? Mblidhet sërish Këshilli i Sigurimit

11:15 : 30/09/2026
AKTUALITET

EU Perspectives: Vlora Hyseni trazon institucionet! Skandali vjen në një moment kyç për integrimin në BE

08:51 : 30/09/2026
AKTUALITET

Nga Balluku te AKSHI e SHISH/ Dosjet e VIP-ave në SPAK, DW: Kush e parandalon këtë fenomen

08:38 : 30/09/2026

TË GJITHA

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:35 : 01/10/2026

Këmbimi valutor 1 tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:23 : 01/10/2026

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:13 : 01/10/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 01/10/2026

Horoskopi i 1 tetorit/ Nga dashuria te financat, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 30/09/2026

Tensione në burgun “Don Bosco”/ Të burgosurit bllokojnë qelitë, shqiptari tregon çfarë po ndodh

22:54 : 30/09/2026

Rriten rastet e infarkteve tek të rinjtë, mjekët: Shkak mënyra e jetesës

22:48 : 30/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com