
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Kosovë, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo do të zhvillojë dy takime me drejtuesit e institucioneve të Kosovës. Në orën 12:30, Von der Leyen do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa në orën 13:00 me kryeministrin Albin Kurti.
Në përfundim të takimit me Kurtin, është planifikuar një konferencë për mediat.
Vizita në Kosovë është ndalesa e dytë e Von der Leyen në turin rajonal, pas Tiranës, ku të mërkurën u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Axhenda e saj në Ballkan vijon më pas në Malin e Zi, me vizitën në Podgoricë gjatë ditës së sotme, ndërsa më 2 tetor ajo do të udhëtojë drejt Shkupit. (A2 Televizion)