MAGAZINË /

"Do ju them të vërtetën", prapaskenat e përplasjes me Ronaldon, trajneri dhe presidenti e ndoqën në aeroport

Pavarësisht përpjekjes së tyre për t'i ndryshuar mendjen, legjenda portugeze u largua me avion privat drejt Madridit.

Shkruar nga Versus

"Do ju them të vërtetën", prapaskenat e përplasjes

Ditën e djeshme, zhvillimet nga Portugalia shkaktuan mjaft bujë në botën e futbollit për shkak se legjenda portugeze, Cristiano Ronaldo u largua nga grumbullimi me kombëtaren para se të luhej ndeshja me Danimarkën, të cilën portugezët e fituan me rezultatin 1-2.

Për shkak se nuk do e niste titular, Ronaldo mori vendimin të largohej, por tha se do të fliste më vonë për të sqaruar të vërtetën e përplasjes me trajnerin Jorge Jeus. Ky i fundit së bashku me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença shkuan deri në aeroport duke u përpjekur që ta bindnin Ronaldon që të qëndronte.

“Pas konferencës për shtyp të trajnerit të Portugalisë dhe pas një bisede të drejtpërdrejtë me Presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam vendosur të largohem nga grumbullimi i kombëtares. Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që çuan në largimin tim nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar që nga dita e parë"- u shpreh Ronaldo. 

Përpjekja e fundit në aeroport nuk e ndryshoi situatën. Ronaldo hipi në avion dhe u nis drejt Madridit, ku tashmë ka mbërritur, ndërsa Jesus dhe Proença mbetën në Kopenhagë. Ende nuk dihet nëse Ronaldo do të njoftojë tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja pas kësaj përplasje. Versus.al

Poll