Pas vizitës në Shqipëri, Ursula von der Leyen sot në Kosovë! Detaje nga axhenda

1 Tetor 2026 | 08:37

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen këtë të enjte do të vijojë me turin e saj në Ballkan ku pas vizitës në Tiranë do të  udhëtojë në Kosovës. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Von der Leyen do të takohet me presidenten, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas axhendës, takimi me Haxhiun do të nisë nga ora 12:30 në Kabinetin e Presidentes. Në orën 13:00, Kurti do ta presë në Von der Leyen në ndërtesën e Qeverisë.

Pas takimit do të mbahet konferencë për media. Në fokus të vizitës do të jenë hapat e mëtejshëm në rrugën evropiane dhe procesi i integrimit gradual, i mbështetur edhe nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Pas vizitës në Kosovë, von der Leyen do të udhëtojë po më 1 tetor drejt Podgoricës, ndërsa turneu do të përmbyllet më 2 tetor në Shkup.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prishtinë, nata e 15-të e protestës kundër vendimi të Hagës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry”

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave...
21:49 | 30/09/2026

Kurti: Asnjëherë s’kam pritur drejtësi nga Specialja, këtë javë i përgjigjemi PDK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se asnjëherë s’ka pritur drejtësi nga Gjykata Speciale, ndërsa ka shtuar se këtë javë do t’i përgjigjen iniciativës...
21:01 | 30/09/2026

Kurti: Shqiptarët duhet të kenë të paktën pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë

Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për...
18:46 | 30/09/2026