• Kontakt
Thursday, October 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi mund të kishte

08:44 : 01/10/2026
në RAJONI

Në Kosovë janë shtuar përpjekjet për ta ndryshuar një ligj, mbi bazën e të cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para një dekade një gjykatë në Hagë, e cila, në shkallë të parë, i dënoi për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por, arritja e këtij qëllimi është shumë më e vështirë sesa mund të duket, paralajmërojnë ekspertë juridikë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Nisma për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat mbështeten nga Bashkimi Evropian (BE), është duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.

Para se të mundë të arrijë në Kuvendin e Kosovës për votim, kjo iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), subjektit më të madh opozitar, duhet ta marrë pëlqimin e Qeverisë dhe t’i kalojë komisionet parlamentare.

Derisa kalimi i këtyre hapave mund të jetë i lehtë, mënyra e arritjes deri tek ndryshimet në këtë ligj, dhe ndikimi eventual i tij pastaj, janë ato çfarë e bëjnë tejet të ndërlikuar çështjen.

Lexo edhe:

Çështja e Presidentit në Koosvë/ Kurti: Situatë urgjente për veprim

Partitë shqiptare bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Zotimet ndërkombëtare dhe letërkëmbimi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë të drejtë dhe kompetencë për të iniciuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – por, para se ta bëjnë këtë, ata duhet të sigurohen që nuk i shkelin zotimet ndërkombëtare të Kosovës, thotë Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD).

Miftaraj thekson për REL-in se “ndryshimi i ligjit nuk guxon t’i cenojë obligimet që ka marrë Kosova në bazë të Nenit 162 të Kushtetutës”, dhe se “çdo plotësim-ndryshim i ligjit nuk mund të jetë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër Kosova”.

Përmes një shkëmbimi letrash në prillin e 2014-s mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton, Kosova mori një sërë zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara.

Shkëmbimi i këtyre letrave ishte në thelb marrëveshja që e krijoi atë që sot në Kosovë njihet si Gjykata Speciale.

Ndër zotimet që mori Kosova asokohe ishte edhe të konsultohej me BE-në për çfarëdo nisme për ndryshim të ligjeve që kanë ndikim në mandatin gjykatës, apo në procedurat gjyqësore që burojnë nga hetimet e Task-Forcës Speciale Hetuese (SITF).

Po ashtu, Kosova u zotua për vazhdimin e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri në përfundimin e hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Miftaraj thotë se, që këto ndryshime të kenë ndikim dhe të jenë të zbatueshme në praktikë, Kosova së pari duhet të bashkëpunojë me shtetet kryesore të Këshillit të BE-së apo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për këtë nismë.

Vendet e QUINT-it dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk e komentuan iniciativën. Megjithatë, në një përgjigje për REL-in, Ambasada gjermane rikonfirmoi mbështetjen për punën e gjykatës dhe rolin e saj në forcimin e sundimit të ligjit. Ndërkaq, BE-ja, theksoi rëndësinë e gjykatës për llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Në anën tjetër, as PDK-ja, dhe as Qeveria e Kosovës, nuk kanë treguar nëse kanë konsultuar shtetet e BE-së, apo vetë Dhomat e Specializuara për ndryshimet e propozuara.

Kryeministri Kurti, i pyetur për këtë nismë, tha më 30 shtator se zyra e tij ligjore e ka marrë propozimin, dhe se po e shqyrton atë, ndërsa do t’i kthejë Kuvendit përgjigje më vonë gjatë javës.

“Prej informimeve që i kam deri më tani, edhe nga ministritë përkatëse, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, edhe si mendim të zyrës ligjore të Ministrisë së Drejtësisë. Mandej do t’ia japim përgjigjen Kuvendit, dhe aty do të vazhdojë më tutje procedura”, tha Kurti, pa dhënë hollësi të tjera.

Nuk është e qartë nëse Kurti, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, gëzon shumicën në Kuvend, do t’i mbështesë këto ndryshime të iniciuara nga PDK-ja.

Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) nuk deshi të komentonte kur u pyet nga REL-i se si do t’i shpjegonte në aspektin juridik ndryshimet e synuara.

“Kosova s’mund ta ndryshojë këtë gjykatë”

Ismet Salihu, profesor i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, tani në pension, thotë për REL-in se Kosova nuk mund të ketë ndikim me një nismë të tillë mbi Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai e përshkruan Specialen si një gjykatë me tiparet e një gjykate ndërkombëtare penale, njëlloj sikurse çdo tribunal ndërkombëtar i Hagës, dhe thotë se Kosova e as ligji i saj nuk kanë autoritet mbi të.

“Kjo gjykatë i ka kompetencat e një gjykate penale ndërkombëtare, dhe i vetmi element i Kosovës në këtë gjykatë është se u themelua me ligjin e Kosovës. Madje, edhe arkivi i kësaj gjykate do të vazhdojë të ruhet në Hagë, nuk do t’i jepet Kosovës”, thekson Salihu.

Ndër ndryshimet e synuara është edhe juridiksioni i Speciales. Pra, të ngushtohet në mënyrë drastike fusha e veprimit të saj – ajo çfarë mund të hetojë dhe të gjykojë.

Po ashtu, kërkohet që rastet që do të konsideroheshin jashtë juridiksionit, të barteshin te gjykatat dhe prokuroria në Kosovë, dhe që palët të mund të ankoheshin në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë.

Dhe, gjithashtu, që dënimi maksimal të bëhej burgimi prej 15 vjetësh, që dënimi të vuhej në Kosovë dhe që presidenti të mund t’i falte të dënuarit.

Megjithatë, secili nga këto ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara është subjekt i vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë, e përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë, të cilët vendosin ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shpjegon Miftaraj.

REL-i kontaktoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, për t’i pyetur nëse janë konsultuar në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligj, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk mori përgjigje.

Miftaraj tregon se është Gjykata Kushtetuese në Hagë, jo ajo e Kosovës në Prishtinë, e cila vendosë përfundimisht nëse këto ndryshime janë të pranueshme apo jo.

Për këtë, thotë ai, ka garantuar Kuvendi i Kosovës, përmes amendamentit kushtetues 162.

Shembulli më i mirë për këtë është rasti i vitit 2020.

Asokohe ishin propozuar ndryshime në Nenin 162 të Kushtetutës, dhe kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk ia dërgoi ato Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, por Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Kushtetuesja në Hagë kishte ardhur në përfundim se, sipas Nenit 162(3), vetë ajo kishte juridiksion ekskluziv për vlerësimin e amendamenteve, sepse ato kishin të bënin me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mungesa e reagimit nga ndërkombëtarët

Dënimi i ish-presidentit Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, me 25, i ish-kryetarit tjetër të Kuvendit, Kadri Veseli, me 18, dhe i ish-deputetit Rexhep Selimi me 13, është kundërshtuar gjerësisht në Kosovë.

Që të katërtit udhëhoqën luftën e UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe në vitet 1998-1999, dhe shihen si heronj nga shqiptarët e Kosovës.

Për shumë shqiptarë, gjykata e cilësoi UÇK-në si një organizatë të përbashkët kriminale, megjithëse vetë kryetari i trupit gjykues nguli këmbë disa herë në shqiptimin e aktgjykimit se Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi u gjykuan dhe dënuan për përgjegjësi individuale, dhe jo lufta e UÇK-së për liri.

Ndryshimet e synuara në këtë ligj tani vijnë gati një dekadë pasi Kosova kishte tentuar ta zhbënte tërësisht ligjin.

Asokohe, ambasadat e huaja në Kosovë, përfshirë atë të SHBA-së, kishin reaguar ashpër ndaj asaj përpjekjeje.

Miftaraj thotë se mungesa e reagimit nga ndërkombëtarët tani për këtë nismë nuk nënkupton se partnerët e Kosovës kanë ndryshuar qasje për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, qëllimi i atëhershëm ishte shumë më radikal sesa nisma e tanishme.

“Sot, gati 10 vjet pas, iniciativa e PDK-së për ndryshim të ligjit dhe kufizim të juridiksionit të gjykatës është ende në fazë të hershme, dhe me pasoja skajshmërisht më të kufizuara se iniciativa e vitit 2017”, thekson ai.

“Për më tepër, në atë kohë iniciativa vinte nga partnerët e koalicionit në qeveri, dhe me mundësi praktike për të arritur qëllimin për shfuqizimin e gjykatës, përderisa sot partia në pushtet shihet qartazi se nuk e mbështet një iniciativë të tillë. Andaj, edhe partnerët, pa parë ndonjë efekt juridik, mund edhe të mos reagojnë njëjtë si para 10 vjetëve”, përfundon Miftaraj. /REL

Etiketa: gjykata specialekosoveuck

Lajme të lidhura

RAJONI

Çështja e Presidentit në Koosvë/ Kurti: Situatë urgjente për veprim

11:47 : 30/09/2026
RAJONI

Partitë shqiptare bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

09:20 : 30/09/2026
RAJONI

Prishtinë/ 14 ditë protestë kundër aktgjykimit në Hagë

22:00 : 29/09/2026
RAJONI

Katër ish-krerët e UÇK-së shpallen “qytetarë nderi” në Tiranë

19:32 : 29/09/2026
RAJONI

Kosovë/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte

18:38 : 29/09/2026
Lajmet e Dites

Identitete dhe të dhëna të tjera në shitje, si funksiononte tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

18:09 : 29/09/2026

TË GJITHA

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi mund të kishte

08:44 : 01/10/2026

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:35 : 01/10/2026

Këmbimi valutor 1 tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:23 : 01/10/2026

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:13 : 01/10/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 01/10/2026

Horoskopi i 1 tetorit/ Nga dashuria te financat, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 30/09/2026

Tensione në burgun “Don Bosco”/ Të burgosurit bllokojnë qelitë, shqiptari tregon çfarë po ndodh

22:54 : 30/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com