Virgil van Dijk mund të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit, ndërsa e ardhmja e tij tashmë ka nisur të ngjallë interes të madh në tregun e transferimeve.
Sipas “Mundo Deportivo”, Real Madridi ka dalë si një nga destinacionet e mundshme për mbrojtësin holandez, nëse ky sezon rezulton të jetë i fundit i tij në “Anfield”.
Van Dijk, i cili tashmë është 35-vjeçar, pritet të ketë disa opsione nëse vendos të largohet nga Liverpuli.
Në mesin e klubeve që raportohet se janë të interesuara për të janë edhe Milani, Gallatasaraji dhe Interi.
Real Madridi mund të tentojë ta përsërisë strategjinë e ndjekur me Ibrahima Konaten, të cilin e transferoi si lojtar të lirë gjatë verës.
Van Dijk do të ishte një tjetër përforcim i rëndësishëm pa pagesë transferimi.
Situata mund të bëhet edhe më interesante për “Los Blancos” për shkak të Antonio Rudiger, kontrata e të cilit gjithashtu skadon verën e ardhshme.
Në këtë situatë, Van Dijk mund të shihet si një opsion për të ofruar përvojë dhe siguri në mbrojtjen e Real Madridit për një periudhë afatshkurtër. Ende nuk ka asgjë konkrete, ndonëse Real Madrid i Florentino Perez është mësuar të bëjë gjëra të bujshme pa e marrë vesh kush.
© SYRI.net
Fanella e Michael Jordan shitet për shifër rekord, 10.8 milionë euro
Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë: Në kohën e duhur do të tregoj të vërtetën
Icardi reagon në rrjetet sociale: Unë pa skuadër? E quaj liri zgjedhjejeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: