Faturat e energjisë jashtë afatit u kushtuan shqiptarëve 4.5 milionë euro kamatëvonesa deri në qershor

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ekuivalente me afro 4.5 milionë euro, në formën e kamatëvonesave për faturat e shlyera pas afatit.

Sipas të dhënave për periudhën janar-qershor, këto penalitete u mblodhën mbi rreth 2.21 milionë fatura të energjisë elektrike.

Të lidhura

None found

Maj shënoi vlerën më të lartë mujore të kamatëvonesave, me 82.9 milionë lekë. Pas tij renditet prilli me 81.4 milionë lekë, ndërsa në qershor u arkëtuan 75.9 milionë lekë.

Në mars shuma e kamatëvonesave ishte 73.6 milionë lekë, në janar 72.8 milionë lekë, ndërsa shkurti pati nivelin më të ulët të gjashtëmujorit, me 62.9 milionë lekë.

Rritje u vu re edhe në numrin e faturave të penalizuara. Në qershor u regjistruan 410,833 fatura me kamatëvonesë, shifra më e lartë e periudhës. Në prill numri ishte 386,868, në mars 383,493 dhe në maj 375,727 fatura.

Gjatë janarit u evidentuan 341,330 fatura të tilla, ndërsa në shkurt u shënua numri më i ulët, me 311,765 fatura.

Numri i konsumatorëve të energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe qëndroi në intervalin 1.37-1.38 milionë. Në përfundim të qershorit, të dhënat flasin për rreth 1.38 milionë konsumatorë.

Kamatëvonesa vendoset kur pagesa e faturës mujore nuk kryhet brenda afatit. Fatura mund të paguhet pa penalitet deri në fund të muajit pasardhës, ndërsa pas skadimit të këtij afati kamatëvonesa i shtohet detyrimit të papaguar.

OSHEE vijon ndërkohë administrimin e borxheve të akumuluara ndër vite nga konsumatorët që kanë nënshkruar aktmarrëveshje për shlyerjen e detyrimeve. Për vitin 2026, kompania ka parashikuar skema lehtësuese për klientët që paguajnë borxhet, duke përfshirë ulje të kamatëvonesave në varësi të kategorisë së konsumatorit.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş