Rrugët e Prishtinës pritet të mbushen plot pasditen e kësaj të enjte, për të kundërshtuar vendimin e Hagës për katër çlirimtarët. Ndërsa bëhet me dije se data e sotme nuk është zgjedhur rastësisht.
Mediat vendase sjellin në kujtesë 1 tetorin e 1997, kur mijëra studentë shqiptarë dolën në rrugët e Prishtinës në një prej protestave që do të bëhej simbol i rezistencës qytetare të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’90.
Dhe pikërisht sot 29 vite më vonë, në Prishtinë është paralajmëruar një tjetër protestë. E ashtuquajtura “Liria ka Emër” pritet të mbledhë sot qytetarët në orën 16:00 të mblidhen në sheshin “Skënderbeu”, për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Organizatorët e protestës kanë zgjedhur qëllimisht datën për tubim të madhj sot me 1 tetor, pasi përkon me 1 tetorin historik të 1997.
Çfarë ndodhi më 1 tetor 1997?
Kosova e 1997 ndodhej nën regjimin e Slobodan Millosheviqit, kur prej vitesh shqiptarët ishin përjashtuar në masë të madhe nga institucionet publike, përfshirë këtu dhe në arsim.
Universiteti i Prishtinës funksiononte në kuadër të sistemit paralel të arsimit shqip. Asokohe mësimi zhvillohej në shtëpi private dhe objekte të improvizuara, pasi shqiptarët nuk kishin qasje normale në objektet universitare.
Në këto rrethana, studentët e Universitetit të Prishtinës vendosën të dilnin në protestë paqësore më 1 tetor 1997, duke kthimin e tyre në Universitet dhe të drejtën për arsim.
Protesta e 1 tetorit të 29 viteve të mëparshme kryesohej nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në krye të Universitetit ishte rektori Ejup Statovci.
Kolonat e studentëve u nisën në mënyrë paqësore, por protesta u ndërpre me forcë nga policia serbe. Human Rights Ëatch dokumentoi se policia shpërndau protestuesit dhe rrahu shumë prej tyre.
