Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë: Me kohën ju shpjegoj gjithçka!

Cristiano Ronaldo ka braktisur grumbullimin e Portugalisë pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus. Vendimi erdhi pasi sulmuesi mësoi se nuk do të ishte titullar as në ndeshjen e radhës ndaj Danimarkës.

Ajo që prej orësh ishte një situatë e tensionuar tashmë është bërë zyrtare. Ronaldo konfirmoi largimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se arsyet e vendimit do t’i shpjegojë në momentin që do ta konsiderojë të përshtatshëm.

Në mesazhin e publikuar në Instagram, Ronaldo shkruan se do t’u tregojë në kohën e duhur të gjithë portugezëve arsyet që e shtynë të largohej nga kombëtarja, së cilës, sipas tij, i është përkushtuar gjithmonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti shpjegon se, pas konferencës për shtyp të trajnerit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, mori vendimin për të lënë grumbullimin. Në fund të mesazhit, Ronaldo uroi fat Portugalinë dhe shokët e skuadrës, duke theksuar se urimi i tij vlen për të gjithë pa përjashtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qendër të përplasjes qëndrojnë edhe fjalët e Jorge Jesusit në konferencën për shtyp. Trajneri portugez deklaroi se, nëse gjithçka do të shkonte normalisht, Gonçalo Ramos do të ishte titullar, ndërsa Ronaldo do të aktivizohej vetëm nëse skuadra do të kishte nevojë për të.

Deklarata duket se ka qenë pikërisht momenti që e përshkallëzoi situatën. Pasi mësoi se do të qëndronte sërish në stol, Ronaldo thuhet se mblodhi sendet personale nga dhoma e tij në stadiumin Parken të Kopenhagës dhe u largua me një automjet të Federatës Portugeze.

Sipas raportimeve të mediave portugeze, ai nuk mori pjesë as në seancën e radhës stërvitore, ndërsa pjesa tjetër e ekipit kishte nisur përgatitjet për ndeshjen.

Largimi i Ronaldos ka tronditur grumbullimin e Portugalisë dhe ka hapur pikëpyetje për marrëdhënien e tij me Jorge Jesus. Për herë të parë, situata mes kapitenit historik të Portugalisë dhe trajnerit është kthyer në një konflikt të hapur. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një shkëputje e përkohshme apo nëse Ronaldo ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me kombëtaren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?