Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën për çlirimin e Kosovës

Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi dje një deklaratë kushtuar luftës së popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Në dokument, universiteti thekson se drejtësia duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe objektive, duke u mbështetur në prova, në standardet juridike dhe në parimet bazë të procesit të rregullt gjyqësor.

Të lidhura

None found

Universiteti shprehet se një drejtësi e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime kolektive. Sipas tij, historia e luftës së Kosovës duhet parë brenda rrethanave politike, shoqërore dhe humanitare të kohës.

Në deklaratë thuhet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte pjesë e përpjekjes së popullit të Kosovës për të mbrojtur shtëpitë, jetën, dinjitetin njerëzor, lirinë individuale e kolektive dhe të drejtën për të jetuar pa represion e dhunë. Universiteti vlerëson se konflikti u zhvillua në kushtet e dhunës sistematike, dëbimeve masive dhe largimit të popullsisë shqiptare të Kosovës, të shoqëruara nga shkelje të rënda e sistematike të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës humanitare. Këto ngjarje, sipas institucionit, janë pjesë e dokumentuar e historisë së Kosovës dhe duhet të merren parasysh në çdo trajtim serioz të luftës për liri. Edhe mbështetja dhe ndërhyrja e NATO-s, thuhet më tej, duhet të kuptohen në kuadër të krizës humanitare, dhunës së përhapur, dëbimit të popullsisë dhe nevojës për mbrojtjen e saj.

Universiteti i Prishtinës i referohet gjithashtu opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të datës 22 korrik 2010. Në atë opinion, gjykata kishte konstatuar se deklarata e pavarësisë së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Institucioni thekson se e vërteta historike duhet të ndërtohet përmes dokumenteve, dëshmive, hulumtimit shkencor dhe debatit të hapur akademik. Për universitetin, historia e luftës së Kosovës nuk duhet të përcaktohet nga mohimi, relativizimi apo përdorimi politik, por nga analizimi kritik dhe i përgjegjshëm i fakteve.

Si institucioni më i madh publik i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë, Universiteti i Prishtinës deklaron se është i gatshëm të angazhojë kapacitetet e tij akademike, shkencore dhe institucionale për dokumentimin, studimin dhe ndriçimin e së vërtetës historike mbi luftën çlirimtare të Kosovës, dëbimin dhe dhunën sistematike ndaj popullsisë civile, përvojat e viktimave dhe të të zhvendosurve, si dhe rrugën që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky angazhim, sipas deklaratës, përbën detyrim ndaj së vërtetës, viktimave dhe brezave që e përjetuan luftën, por edhe ndaj të rinjve, të cilët kanë të drejtë ta njohin historinë e vendit të tyre mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe standardeve akademike.

Universiteti shprehet se do të vijojë të mbrojë lirinë akademike, kërkimin shkencor dhe të drejtën për studimin e historisë së Kosovës pa frikë, presion apo ndërhyrje politike. Në të njëjtën kohë, ai mbetet i gatshëm të ofrojë ekspertizën dhe kapacitetet e veta akademike në çdo përpjekje serioze për dokumentimin dhe ndriçimin e së vërtetës historike për luftën e Kosovës, rrugën e saj drejt lirisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, thuhet në deklaratë.


Shtuar më 1.10.2026 09:10

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş