Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Shkruar nga Newsbomb
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Ilustrim: Tetori rozë

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

“Tetori rozë” organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Simptoma e parë e dukshme e kancerit të gjirit është tipikisht një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit. Më shumë se 80% e rasteve me kancer gjiri janë zbuluar kur femra ndjen një gungë në gji. Kanceri i hershëm i gjirit zbulohet nga një mamografi.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, - sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Prania e një gunge ose një mase në gjok apo në zonën e sqetullës është një tjetër shenjë alarmante.

Këto masa shpesh janë të forta dhe mund të jenë të palëvizshme ose të lëvizshme nën lëkurë. Ndaj shneja të tilla nuk duhen neglizhuar. Një vetë-ekzaminim i rregullt mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre ndryshimeve në një fazë të hershme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese