Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital

    Plas te Portugalia/ Ronaldo braktis stërvitjen menjëherë pas konferencës dhe “kërcënimit” të trajnerit

    ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital
    Botë

    SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital

    October 1, 2026
    SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital

    Një agoni pa fund: fillimisht pezullimi i ekzekutimit, më pas vendimi i Gjykatës së Lartë për të vijuar me administrimin e ilaçit vdekjeprurës. Në fund, dy injeksione pa sukses. Christa Pike, e vetmja grua e dënuar me vdekje në Tennessee që nga viti 1820, u mbijetoi dy dozave vdekjeprurëse të pentobarbitalit të administruara gjatë ekzekutimit, sipas gazetarëve. Pas kësaj përpjekjeje të dështuar, avokatët e Pike paraqitën një kërkesë urgjente për ndalimin e ekzekutimit.

    Në këtë moment nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas, por avokatët kanë bërë të ditur se ajo është shtruar në spital. Dëshmitarët, mes tyre gazetarë të disa mediave amerikane, e përshkruan procedurën si shumë më të gjatë se sa ishte parashikuar, duke zgjatur nga ora 19:00 deri në 20:56 sipas kohës lokale. Pike qëndroi zgjuar, foli dhe këndoi me udhërrëfyesen e saj shpirtërore pasi filloi administrimi i ilaçit dhe, pas dozës së parë, vazhdoi të lëvizte dhe të merrte frymë në mënyrë të dallueshme. Pike ndodhet në korridorin e të dënuarve me vdekje në Tennessee që nga marsi i vitit 1996.

    Pike u dënua me vdekje për një krim të kryer kur ishte 18 vjeçe, pasi kishte përjetuar abuzime seksuale në familje që në fëmijëri. Gjykata e Lartë autorizoi ekzekutimin, duke rrëzuar pezullimin e dënimit me vdekje të vendosur nga një gjykatë apeli dhe duke i hapur rrugën ekzekutimit të parë të një gruaje në Tennessee pas më shumë se dy shekujsh.

    Pezullimi

    50-vjeçarja duhej të ekzekutohej dhjetë orë para vendimit të Gjykatës së Lartë, përmes injeksionit vdekjeprurës. Dëshmitarët, mes tyre edhe nëna e viktimës, të ardhur nga Florida falë një mbledhjeje fondesh për të paguar udhëtimin, ishin mbledhur tashmë në një dhomë të Riverbend Maximum Security Institution në Nashville, kur Gjykata Federale e Apelit, me një votim 2-1, pezulloi ekzekutimin. Sipas gjyqtarëve, gjatë procesit të zhvilluar në vitin 1995, historia e Pike, si viktimë e abuzimeve dhe dhunës, nuk ishte paraqitur në gjykatë. Në atë kohë, avokati i caktuar nga shteti nuk ishte përpjekur të gjente prova që mund të lehtësonin pozitën e klientës së tij.

    Tre gjyqtaret, Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Brown Jackson, votuan kundër, duke e cilësuar si “tronditëse” zgjedhjen e Gjykatës, me shumicë konservatore, sepse ajo lejon që ekzekutimi të “ndodhë përpara se kundërshtimet ligjore ende në shqyrtim kundër dënimit të mund të shqyrtohen”. Vrasja kishte ndodhur më 12 janar 1995.

    Historia

    Pike asokohe 18 vjeçe, dhe i dashuri i saj 17-vjeçar, së bashku me një vajzë tjetër, e kishin joshur në një pyll në Knoxville, Tennessee, një shoqe nga një kurs profesional, Colleen Slemmer, 19 vjeçe, e cila dyshohej se ishte dashuruar me djalin. Colleen u rrah, u godit me thikë dhe më pas u vra brutalisht me një copë asfalti. Në trupin e viktimës u gjet i gdhendur një pentagram, një detaj që kishte bërë të mendohej për një ritual të një sekti satanik. Djali rrëfeu se kishte gdhendur shenjën në gjoksin e Colleen, por pa menduar për djallin.

    Pavarësisht se ishte vetëm 18 vjeçe, Pike u dënua me vdekje. I dashuri i saj, në atë kohë i mitur, u dënua me burgim të përjetshëm me mundësi lirimi me kusht. Vajza e tretë, e cila kishte dëshmuar kundër dy të tjerëve, u lirua nga burgu pas një kohe të shkurtër.

    Kohët e fundit, Pike kishte deklaruar se ishte penduar dhe se e konsideronte veten një person ndryshe nga ajo që kishte qenë në vitin 1995. Gjatë viteve, ajo ishte diagnostikuar gjithashtu me çrregullim bipolar. Por gjyqtarët vlerësuan se në këtë histori duhej marrë në konsideratë edhe një person tjetër: viktima, e vrarë brutalisht dhe që nuk ishte zhdukur kurrë nga kujtesa e familjes.

    Nëna, May Martinez, ka pritur për drejtësi për tridhjetë e një vjet. “Mendoj çdo ditë se sa shumë duhet të ketë vuajtur në momentet e fundit”, deklaroi ajo.

    Kështu, në këtë histori janë dy gra, dy vuajtje dhe dy ide për drejtësinë, të cilat u përplasën përballë makinerisë së dënimit me vdekje.

    Sipas Death Penalty Information Center, që nga rikthimi i dënimit me vdekje nga Gjykata e Lartë në vitin 1976, në Shtetet e Bashkuara janë ekzekutuar tetëmbëdhjetë gra, që përbëjnë një për qind të të gjitha ekzekutimeve. Pike është personi i parë në historinë moderne amerikane që është ekzekutuar për një krim të kryer kur ishte 18 vjeçe./La Repubblica

    burgjet amerikane dënim me vdekje dënimi kapital dënimi me vdekje në SHBA drejtësia amerikane ekzekutim ekzekutim i dështuar ekzekutim me injeksion ekzekutim me injeksion lethal grua grua e dënuar me vdekje injeksion vdekjeprurës rast i rrallë SHBA Shtetet e Bashkuara spital
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA/ E para grua në dy shekuj që dënohet me vdekje, u mbijeton dy injeksioneve dhe përfundon në spital

    October 1, 2026

    Plas te Portugalia/ Ronaldo braktis stërvitjen menjëherë pas konferencës dhe “kërcënimit” të trajnerit

    October 1, 2026

    ‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

    October 1, 2026

    Në Prishtinë mbahet nata e 15-të e protestës. Jo në emrin tim

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.