Studioja e Adi Hilës dhe zyra e Ergys Agasit
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...

Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. Për gjithë çfarë u pa e nuk u pa, mund të kem si fillim, vetëm një konsideratë: Mjerë familjet e personazheve.
Për më tej, mund të themi pa mëdyshje, se ata nuk janë përgjegjës për çmimin e lartë të karburantit, çmimet e ushqimeve, korrupsionin, krimin e organizuar, mungesën e ilaçeve në spitale, mungesën e ujit etj., etj. Në këtë drejtim, historia e tyre nuk është një punë që na përket ne të tjerëve, a po duhet të na interesojë, e aq më shumë të marrë vëmendjen dhe urrejtjen popullore. Ndaj unë mbështes plotësisht nxerrjen para drejtësisë të përgjegjësve. Por ata nuk janë në media. Media tregoi pjekuri, madje edhe rrjeti. Videot nuk u publikuan, ato thjesht u përhapën përmes platformave të komunikimit privat.
Përgjegjësia është tek ai që i filmonte skenat, që duhet të jetë “pronari i krevatit”, dhe ai që i shpërndau, i cili ka dalë me zë e figurë.
Hetimi duhet të jetë shumë serioz, për të kuptuar edhe “teknologjinë” e vjedhjes së imazheve, pasi dëshmon se njeriu nuk është i sigurtë sot as në krevatin e shtëpisë, e pa le në krevatin e studios.
Por, përtej shenjtërimit të privatësisë, kjo histori ka edhe një anë tjetër.
Protagonistët janë njerëz që kanë të drejtë të bëjnë ç'të duan me jetën e tyre dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi për jetën tonë, por ata janë figura publike. Në njëfarë mënyre, edhe ata e ndikojnë jetën tonë, e ndikojnë shoqërinë dhe mjedisin social.
Mendoni pak se si do të sillej shoqëria italine nëse do të ishin bërë publike video erotike të një producenti muzikor të RAI-t me një tufë artistesh që këndojnë në Sanremo?
Shtrati është vërtet një gjë private, edhe kur një burrë shkon me 17 gra, apo 17 gra shkojnë me një burrë. Por në këtë rast, “sulltani” është një producent që bën dhe përcakton këngët që shkojnë në festivale. Ndërsa “haremi” janë artistë, që bëjnë art, u japin ushqim shpirtëror qytetarëve. Dhe, problemi nuk është pse artistët bëjnë orgji, por sepse, shpesh, orgjitë mbysin talentin dhe arti nuk konkurron me aftësi, por me “stile erotike”.
Dhe këtu pafajësia e privatësisë nuk është aq absolute!
Shumë prej atyre grave janë idhujt e vajzave të reja që duan të bëhen këngëtare apo artiste. Por befas ato mësojnë se, që të ngjitesh në skenë, duhet të futesh në harem. Që të besh karrierë, duhet të kalosh nga një krevat i tillë.
Edhe zyra e Agasit ishte një mjedis privat. Por ajo ishte bërë bordelloja ku përdhunohej shteti dhe veprat penale të klientelës së tij nuk kanë të numëruar. Ndërsa studioja e Hilës, edhe pse private, është bordelloja ku përdhunoheshin vlerat e shoqërisë.
Padyshim, nuk ka një shenjë barazimi, por të dyja janë përdhunime.
Gjithsesi, edhe për rastin e Hilës, shpresoj që përgjegjësit të dalin realisht para drejtësisë. Kuptohet, nëse gratë do të ngrenë pretendime ligjore. Nëse jo, shihemi në festivalet e dhjetorit.
Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka...
Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat onlin...
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës ...
Kuvendi shqiptar nganjëherë të krijon përshtypjen e një sh...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryes...
Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë, por tronditëse: ...
*Fjala e plotë e Albana Vokshit, Nënkryetare e Komisionit ...
Sepse, për fat të keq, burrat e shtetit nuk prodhohen në k...
Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...
Konspiracioni i radhës është se Parlamenti Evropian ka kon...
Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fush...
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua n...
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale s...
Para pak muajsh, Edi Rama e "shpëtoi" Shqipërinë nga turpë...
Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...
I gjendur në hall, e madje në hall të madh, Kryeministri E...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Përplasje, tensione dhe trazira janë regjistruar në burgun...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga Eraldo Fizin, ish-bashk...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
E dënuara me vdekje në Tennessee, Christa Pike, është dërg...
Forcat e sigurisë në Francë kanë arrestuar dje mbi 600 per...
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjo...
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja d...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe ...
Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restor...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...