Maran i dogji Hysajt një mundësi për transferim te klubi i njohur italian, ja arsyeja

Giovanni Sartori ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit të San Marinos për të ndjekur nga afër përballjen mes San Marinos dhe Shqipërisë. Prania e drejtorit teknik të Bolognës ka tërhequr vëmendjen, pasi klubi italian po monitoron situatën e Elseid Hysajt.

Sipas raportimeve, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i është propozuar Bolognës si një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes. Hysaj nuk u aktivizua në sfidën ndaj San Marinos, ndërsa e ardhmja e tij mund të lidhet sërish me një rikthim në Serie A.

Megjithatë, shqiptari nuk është aktualisht objektivi kryesor i Bolognës. Prioriteti i klubit mbetet Matteo Darmian, për të cilin drejtuesit pritet të marrin një vendim përfundimtar gjatë kësaj jave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse pista Darmian dështon, atëherë Hysaj mund të ngjitet në listën e alternativave të klubit italian dhe të shndërrohet në një opsion konkret për përforcimin e mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që Sartori ishte në stadium për ndeshjen e Shqipërisë e bën edhe më interesante situatën. Drejtori teknik i Bolognës pati mundësinë të ndiqte nga afër lojtarët kuqezi, ndërsa Hysaj është një prej emrave që tashmë është lidhur me klubin italian.

Mbrojtësi shqiptar e njeh shumë mirë futbollin italian. Ai ka luajtur më parë me Empolin, Napolin dhe Lazion, duke krijuar një eksperiencë të gjatë në Serie A përpara se të vijonte karrierën jashtë Italisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?