​Jorge Jesus dhe Proença e ndoqën deri në aeroport, por Ronaldo nuk e ndryshoi qëndrimin

1 Tetor 2026 | 09:19

Cristiano Ronaldo duket se e ka mbyllur me Portugalinë këtë grumbullim, ndërsa largimi i tij i papritur nga kombëtarja po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha.

Pas tensioneve me trajnerin Jorge Jesus, Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë në Kopenhagë dhe udhëtoi drejt Madridit me avionin e tij privat. Ai u pa duke mbërritur në aeroport me një automjet të stafit të federatës, ende i veshur me veshjen e kombëtares.

Por, para nisjes, pati edhe një përpjekje të fundit për ta ndalur 41-vjeçarin.

Sipas raportimeve të mediave, trajneri Jorge Jesus dhe presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, shkuan në aeroportin e Kopenhagës për të biseduar me Ronaldon dhe për ta bindur të qëndronte me skuadrën. Pavarësisht kësaj përpjekjeje, Ronaldo nuk ndryshoi vendim dhe u nis drejt Madridit.

Kriza shpërtheu pas konferencës së Jesusit, ku trajneri konfirmoi se Gonçalo Ramos do të niste nga minuta e parë ndaj Danimarkës. Ronaldo, i cili kishte mbetur në stol në ndeshjen ndaj Norvegjisë, u largua më pas nga grumbullimi.

Vetë Ronaldo konfirmoi largimin përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke thënë se pas konferencës së trajnerit dhe një bisede me Proençën kishte vendosur të largohej nga grumbullimi. Ai shtoi se “në kohën e duhur” do t’u tregojë portugezëve arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndeshja e parë pa Messin, Argjentina mposht Bolivinë 4-0

Dy gola në secilën pjesë i dhanë Argjentinës një fitore 4-0 ndaj Bolivisë të mërkurën në ndeshjen e parë të ekipit që kur Lionel Messi...
09:20 | 01/10/2026

Cristiano Ronaldo largohet nga kombëtarja e Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë, duke e bërë të ditur këtë përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale....
23:07 | 30/09/2026

Ronaldo mungon në stërvitje, Jesus mohon përçarjen

Jorge Jesus mohoi të mërkurën se Cristiano Ronaldo refuzoi të stërvitej, por Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se 41-vjeçari nuk mori pjesë në seancën e...
21:13 | 30/09/2026