web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptari denoncon "live" në "TikTok" pajisjet e përgjimit në qeli/ Shpërthen kaosi në burgun italian

1 Tetor 2026, 09:02, Kronika CNA

Shqiptari denoncon "live" në "TikTok" pajisjet e

Përplasje, tensione dhe trazira janë regjistruar në burgun "Don Bosco" në Pisa të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, dhjetëra të burgosur kanë shkaktuar kaos, ndërsa një repart i tërë i burgut është nën kontrollin e tyre dhe oficerët e policisë, karabinierët dhe rojet e burgut janë vendosur jashtë objektit.

Shqiptari denoncon "live" në "TikTok" pajisjet e

Sipas raporteve fillestare, shkaku i nisjes së trazirave nuk ishte as përleshje dhe as transferim, por ishte zbulimi i përgjimeve dhe kamerave të fshehura në qeli. Gjithçka thuhet se filloi me një transmetim të drejtpërdrejtë në "TikTok". Një i burgosur me origjinë shqiptare u fut “live” nga burgu dhe bëri publike situatën. Më pas, "live"-i dyshohet se është ndërprerë, ndërsa protestat shpërthyen brenda institucionit.

Shqiptari denoncon "live" në "TikTok" pajisjet e

Rreth 40 të burgosur thuhet se janë vendosur në katin e dytë të sektorit gjyqësor, duke hedhur sende dhe ujë për të penguar hyrjen e personelit. Ata thuhet se kanë kërkuar të takohen me komandantin e policisë së burgut dhe drejtorin e institucionit. 

Sipas denoncimit të të burgosurit shqiptar, pajisjet janë vendosur pasi të burgosurit ishin nxjerrë nga qelitë dhe më pas ishin kthyer brenda. Nëse kjo konfirmohet, çështja nuk do të lidhej vetëm me ligjshmërinë e përgjimeve, por edhe me mënyrën se si ato janë instaluar.

Dhoma Penale, vullnetarët dhe Avokati i Popullit për të Paraburgosurit kanë ngritur shqetësime për mbipopullim të burgut, mbi treqind persona në objekt, dhe higjienë të dobët, të përkeqësuar nga mbylljet dhe transferimet nga burgjet e tjera.

“Këtë mbrëmje, megjithatë, në qendër të përplasjes nuk janë dushet apo mungesa e vendeve të fjetjes, por mikrofonët, kamerat e fshehta dhe mënyra se si protesta është transmetuar jashtë burgut përmes 'TikTok'-ut. Prania e forcave të shumta të rendit jashtë institucionit synon të parandalojë përhapjen e trazirave dhe, nëse është e nevojshme, të mundësojë rikthimin nën kontroll të sektorit të pushtuar. Rasti prek gjithashtu një aspekt më të gjerë të sistemit italian të burgjeve që janë telefonat celularë, përdorimi i rrjeteve sociale nga brenda burgjeve dhe vështirësia për ta izoluar plotësisht një institucion në epokën e transmetimeve live në internet”, shkruajnë mediat italiane. /CNA





Lajmet e fundit nga