
Shqipëria ka arritur nivele rekord të investimeve të huaja gjatë viteve të fundit, por korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave vijojnë të përbëjnë shqetësime për klimën e biznesit në vend.
Në raportin për Klimën e Investimeve në Shqipëri për vitin 2026, Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se ekonomia shqiptare mbetet e cenueshme ndaj korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, pastrimit të parave, konkurrencës së shtrembëruar dhe informalitetit. Sipas raportit, një tjetër problem i rëndësishëm është mungesa e fuqisë punëtore, e nxitur nga emigrimi, si dhe niveli i ulët i produktivitetit.
Pavarësisht këtyre problematikave, DASH vlerëson potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe kuadrin ligjor të vendit. Raporti evidenton gjithashtu përparim në kufizimin e korrupsionit të vogël përmes digjitalizimit të shërbimeve publike.
Megjithatë, investitorët e huaj vijojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një treg të vështirë për të bërë biznes. Sipas DASH, kontratat e partneritetit publik-privat kufizojnë mundësitë për konkurrencë dhe në disa raste shoqërohen me analiza dhe ekspertizë teknike të pamjaftueshme.
Një tjetër shqetësim i rëndësishëm lidhet me fuqinë punëtore. Emigrimi i të rinjve dhe i punonjësve të kualifikuar ka krijuar mungesa në tregun e punës, duke ndikuar edhe në perspektivat për investime të reja.
Raporti ndalet edhe te problematikat e të drejtave të pronës. Sipas DASH, mbivendosja e titujve të pronësisë, akuzat për manipulim të gjykatave, korrupsioni dhe kompensimi i pamjaftueshëm për konfiskimet e periudhës komuniste vijojnë të krijojnë pasiguri për investitorët.
DASH thekson gjithashtu se disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje që kanë kërkuar zgjidhje përmes arbitrazhit ndërkombëtar.
Ndërkohë, komuniteti i biznesit vlerëson përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, sipas raportit, pozicionet vakante në sistemin gjyqësor kanë krijuar ngarkesa të prapambetura në gjykata, veçanërisht në Gjykatën e Apelit, duke sjellë vonesa në shqyrtimin dhe përfundimin e çështjeve.
Në përfundim, raporti evidenton një tablo të përzier për klimën e investimeve në Shqipëri: vendi vijon të tërheqë nivele të larta investimesh të huaja dhe ka potencial ekonomik, por problemet me korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, pronat, sistemin gjyqësor, fuqinë punëtore dhe konkurrencën mbeten ndër sfidat kryesore për investitorët.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Tetor09:17
Revoltë në burgun e Pisas në Itali, shqiptari hyn live në Tik Tok: Po shqyejnë dyert! Gardianët në alarm: Burgjet, jashtë kontrollit
Sindikata e Policisë Penitenciare Italiane denoncon se në burgjet italiane po regjistrohen revolta dhe protesta mes të burgosurve, si dhe episo...
AKTUALITET
1 Tetor09:09
OECD: Shqipëria ka rrjetin rrugor dhe hekurudhor më të dobët në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe &eu...
AKTUALITET
1 Tetor08:43
Kredi me probleme në nivele rekord, rritet në 15.7% për institucionet financiare jobanka
Raporti i kredive me probleme i institucioneve financiare jo-banka u rrit më tej në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas të...
AKTUALITET
1 Tetor08:35
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me 81.7 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
1 Tetor07:36
55 vjet nga pushkatimi i Dom Shtjefën Kurtit, priftit që regjimi nuk e fali as pas vdekjes
Më 29 shtator 1971, në një vend të caktuar në Dajt, regjimi komunist pushkatoi Dom Shtjefën Kurtin. Nuk ishte vetëm ekzekut...
AKTUALITET
1 Tetor07:27
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me pesh&eu...
AKTUALITET
1 Tetor07:09
Temperatura të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë vendin, njihuni me "surprizat" e motit për sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjith territor...
AKTUALITET
30 Shtator22:59
Paratë e AKSHI-t përfundojnë në pallate - Prestanome i Daniel Shimës merr leje nga qeveria për godinë 8 kate në Tiranë!
Çuditë në këtë vendin tonë s’po zgjasin as 24 orë, me skandale dhe shpërndarje të videove intime, teksa &...
AKTUALITET
30 Shtator22:32
Artan Hoxha për ndërhyrjen në Kodin Penal: Rama ka hallin se po i përfundon administrata në burg
Artan Hoxha ka ngritur si shembull një rast në Shqipëri ku gjykata ka vendosur garanci pasurore prej 1 milion eurosh si masë sigurie, duke e...