Ngërçi në negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit, Axios: Rubio ‘përzuri’ delegacionin amerikan që kishte ardhur në për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Pedagogia Nora Malaj e ftuar sonte në ‘Top Story’ nga Grida Duma foli për gjendjen emocionale të viktimavë pas shpërndarjes së videove intime.
Malaj tha se pavarësisht se vëmendja është te misteri se si apo pse u shpërndanë videot, nuk duhet harruar as gjendja psiko-emocionale e viktimave apo e familjarëve të tyre.
Sipas saj në raste të tilla viktimat mund të shkojnë edhe në akte të rënda.
“Flasim për ngjarjen, por duhet të mos harrojmë se këto kanë radhët e njerëzve të afërm, të cilët janë po aq të traumatizuar sa kushdo që ka parë këtë situatë. Jemi në një moment që unë nuk e di se kush duhet t’jua japi ndihmën kategorive të këtyre njerëzve. Pra kemi të bëjmë më të afërm, fëmijë, njerëzit e familjes dhe gjithë rrathët që ne kemi ndërtuar. Mos harrojmë që ne fjalën turp e kemi kodifikuese brenda vetes. Çdo gjë e kemi turp dhe kurrë nuk e kemi kuptuar së ç’është turpi në vetvete, dhe kjo është edukuar që në gjenezën e fëmijërisë dhe është trashëguar brez pas brezi, dhe në këtë moment e kanë shumë të vështirë të skalionojnë ngarkesën aq të madhe të turpit. E cila i turpëron ata megjithëse nuk kanë qenë as aktorë as faktorë, kanë lidhje familjare dhe që futen në të gjitha rrethin për arsyen se do të linçohen publikisht. Ngarkesa është aq e madhe, unë personalisht e shoh që mund të kemi edhe probleme psiko-emocionale dhe psikike, dhe më pas mund të ndodhin dhe vepra që s’do doja kurrë të ndodhnin. Që janë të shëndetit mendor, por që mund të shkojë dhe në ekstremin e gjësë, ndonjëherë mund të jetë dhe vetëflijimi i njeriut në këto raste”, u shpreh Malaj.
Top Channel