Vendimi i Dhomave Speciale të Hagës për të lënë në burg ish krerët e UÇK-së, ka çuar në këmbë popullin e Kosovës. Prej ditësh vijojnë protestat, ndërsa sot është bërë thirrje për pjesëmarrje masive për të kundërshtuar vendimin e togave të zeza. Protesta është thirrur nga platforma “Liria ka Emër” dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 16:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Siç raportojnë mediet vendase, në një konferencë të mbajtur ditën e djeshme, anëtarët e kësaj platforme kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Këto zhvillime vijnë në kuadër të vendimit të Speciales që shpalli fajtorë për krime lufte dhe dënoi me nga 25 vite heqje lire Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg. Ndërkaq për Rexhep Selimin togat e zeza vendosën një dënim prej 13 vitesh.
Prej 15 ditësh vijojnë protestat në Kosovë, ndërsa është bërë edhe thirrje që Gjykata Speciale të shkrihet përmes kuvendit, pasi cilësohet si i padrejtë vendimi për ish krerët e UÇK-së.
