Korrupsioni në bashkëpunim tek Onkologjiku, mbyllen hetimet për tre mjekët, SPAK dërgon dosjen në gjyq

Aktualitet

dosja-6abe0f59aa068.png
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre personave, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Prokurori Elvin Gokaj ka marrë të pandehur mjekun onkologjik Edmond Gashin, koordinatorin pranë Onkologjikut Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, i dyshuar për korruptimin e mjekëve.

Sipas hetimeve, mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegë të tij, dyshohet se orientonte pacientë të diagnostikuar me kancer drejt një klinike private. Sipas SPAK, kjo klinikë rezulton në pronësi të babait të tij, Halil Gashi.

Hetimet e SPAK kanë zbardhur dyshimet për mënyrën se si pacientët orientoheshin drejt shërbimeve private, ndërsa tashmë çështja do të shqyrtohet nga gjykata.

ME TE LEXUARAT