‘K.Pr.Penale, po ndryshohen rregullat e lojës’, Nuri: Rama ka frikë se po i afrohet burgut

09:28, 01/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për avokatin Franc Nuri, ndryshimet që u prezantuan nga kryeministri Edi Rama për Kodin e Procedurës Penale, tanimë do të ndryshojnë rregullat e lojës në cështjen që do të hetohen e gjykohen në sistemin e drejtësisë.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Nuri tha se ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale do ta vënë më shumë në vështirësi, madje deri në kolaps sistemin e drejtësisë, pasi magjistratët dhe avokatët do të duhet të përshtaten e mësojnë praktikën e re.

Sipas Nurit, 106 nenet e reja, duhen interpretuar pasi do të ketë konflikte në interpretime dhe kjo do të kërkojë ezaurim deri në Gjykatën Kushtetuese.

Avokati thekson ndër të tjera, se tashmë që burgu po i afrohët Ramës dhe të tijve, po merr masa përmes K.PR.Penale për të parandaluar arrestimin.

Kodi i Procedurës Penale, garanton standardin e gjykimit dhe procedimit. Do të ketë ngarkesë të jashtëzakonshme për të gjiha palët nëse miratohet. Po ndryshohen rregullat e lojës dhe do vërë në vështirësi deri në kolaps gjithë sistemin e drejtësisë.

Ky i fundit ka ndryshuar shumë magjistratë e s’janë ambientuar me rregullat aktuale, dhe tani vejn qeveria ndryshon rregullat, duhet t’i mësojnë nga e para prokurorë e gjyqtarë. 106 nene të reja, duhen interpretuar se do dalin konflikte intepretime, mund të shkojë në Gjykatë Kushtetuese e Gjykatën e Lartë.

Probleme që ata thonë është se ka mbipopullim në burgje, ndaj e kanë jusftifikuar amnistinë çdo 2 vjet. Aspekti vjen nga politika, e ka bërë Rama dhe qeveria e tij. Pati edhe persona që vranë dhe veten, në këtë aspekt tashmë që burgu po i afrohet Ramës dhe eksponentëve të tij tashmë i vjen keq për qytetarët.

Tashmë po zbusin masat ndaj veprave penale me dënim 5 vjet e poshtë, ku preken edhe shkelje e barazisë në tendera e ankandeve publike, vepër që prek dhe Belinda Ballukun ku është kërkuar masa e ‘arrestit në burg’.

Regjistrimet audio-video, kush na garanton që s’do hakërohen dhe deklarimet në kohë reale s’do t’i shkojnë hasmit të tij, pastaj shtohen garancitë pasurore ndaj burgimit. Ka futur disa nese që flasin për standardin ‘pritshërmëri e arsyeshme për dënim’, lë të kuptodhet që dhe në seancat paraprake që gjyqtari i çështjes e paragjykon cështjen.

Është standard i ri që duan të fusin, lë rrugë për abuzim të madh, problem i madh me telefonin, provën digjitale, përgjimi i telefonit apo mjetet e komunikimi elektronik. Do kërkohet miratim paraprak nga gjykata se çfarë do merret nga telefoni nëse prokuroria e policia ka marrë më shumë se ç’duhet, të gjitha provat do hidhen në kosh dhe s’do përdoren kundër të inkriminuarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco