Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe e ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre personave të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv.
Prokurori Elvin Gokaj ka ngarkuar me përgjegjësi mjekun onkolog Edmond Gashi, koordinatorin pranë Onkologjikut, Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, i cili dyshohet se ka korruptuar mjekët.
Nga hetimet rezulton se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.
Hetimi për skandalin në Spitalin Onkologjik të QSUT nisi pas denoncimeve të familjarëve të pacientëve dhe zbuloi dyshime për një skemë përmes së cilës pacientët me sëmundje tumorale orientoheshin nga shërbimi publik drejt klinikave private.
Në qendër të hetimit ishte klinika private “Megis”, në zonën e Astirit, e lidhur me mjekun Edmond Gashi dhe familjen e tij. Sipas materialeve hetimore, pacientët orientoheshin për vizita, biopsi apo ndërhyrje kirurgjikale në privat, ndërsa në disa raste përmenden edhe pagesa prej mijëra eurosh për operacionet.
Në vitin 2024, hetimet çuan në masa sigurie ndaj disa prej personave të përfshirë në procedim. Mes tyre ishin mjeku Edmond Gashi, koordinatori Emiljano Lela, mjekja Alketa Ymeri, ish-zëvendësdrejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi, si dhe persona të tjerë të lidhur me klinikën private, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.
© SYRI.net
Revoltë në burgun e Pisas në Itali, shqiptari hyn live në Tik Tok: Po shqyejnë dyert! Gardianët në alarm: Burgjet, jashtë kontrollit
Video intime në disa platforma online/ Policia e Tiranës nis hetimin dhe procedurat për…
Shkodër/ Aksidenti në Kryebushat, humb jetën 83-vjeçari, shoqërohet drejtuesi francez