Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen në gjykatë për seancë paraprake për tre persona të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv.
Prokurori Elvin Gokaj ka dërguar për gjykim Edmond Gashin, koordinatorin Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personin që dyshohet se ka korruptuar mjekët.
Hetimet zbuluan se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.
Ndërkohë, më herët, një pjesë e të akuzuarve u dërguan në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë.
Lini një Përgjigje