Ambasadori Eric Wendt takohet me Ministrin Hoxha, vlerësohet partneriteti SHBA-Shqipëri

1 Tetor 2026 | 10:10

Ambasadori Eric Wendt është takuar me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua për të vlerësuar lidhjen mbi 100-vjeçare mes SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe për të diskutuar zgjerimin e tregtisë, sigurinë energjetike dhe forcimin e lidhjeve mes njerëzve.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Një partneritet historik me një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Ambasadori Eric Wendt u takua me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të vlerësuar një lidhje mbi 100-vjeçare.

Që nga mbështetja e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikimi i videove intime të personazheve publike, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime në portale dhe platforma online. Çështja është referuar në Prokurori, ndërsa hetuesit...
22:35 | 30/09/2026

Juristi Myftari kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Kufizojnë mjetet e kërkimit të provës

Duke komentuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, juristi Kreshnik...
22:32 | 30/09/2026

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën 83-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 dhe...
18:58 | 30/09/2026