Argjentina nis ciklin e ri pa Leo Messin, Lautaro dhe Nico Paz marrin skenën në fitoren me poker ndaj Bolivisë Juventusin e presin plot 9 ndeshje në 29 ditë deri në pauzën për ndeshjet e kombëtareve të muajit nëntor. Dhe Zonja e Vjetër është e detyruar që të sigurojë të paktën kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Trajneri Luciano Spalletti e di shumë mirë dhe mbi të janë përgjegjësitë e një tjetër sezoni ku nuk duhet gabuar.
Presioni vjen direkt nga vetë klubi bardhezi që sapo miratoi rritjen e kapitalit me 250 milionë euro dhe që do të paraqitet në Asamblenë e ortakëve në 3 nëntor. Exor i John Elkann derdhi 60 milionë euro në arkat e klubit dhe kështu në një farë mënyre ia kaloi topin trajnerit.
Këshilli Administrativ i Zonjës së Vjetër në miratimin e bilancit 2025/26 me humbje prej 66 milionë eurosh, shpjegoi se parashikohet një përmirësim progresim në dy vitet financiare në vijim, pra në 2027/28 dhe 2028/29, por me kushtin që skuadra të kthehet te rezultatet sportive në linjë me mesataren historike.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi minimal, edhe pse në humbjet e fundit rëndojnë një përkeqësim i rezultateve që priteshin si efekt i moskualifikimit në Ligën e Kampioneve. Me fjalë të tjera, edhe këtë sezon pritet një bilanc negativ edhe në fund të këtij sezoni, kryesisht për shkak të diferencës së të ardhurave mes Champiosn dhe Europa League.
Por rritja e kapitalit, përfaqëson edhe një mundësi për të investuar në merkato në kërkim të rezultateve të kërkuara nga Elkann, raportet e të cilit me Spallettin kanë qenë të shkëlqyera që nga ardhja në skuadër e trajnerit toskan. Flitet për më shumë se 100 milionë euro më shumë në dispozicion të bordit drejtues me në krye Giovanni Carnevali, që është gati për të përfituar për të përmirësuar skuadrën duke nisur që nga sesioni i merkatos së janarit. Pjesa tjetër përsa i përket fushës së lojës, është në duart e Spallettit; duke nisur nga 9 ndeshjet në 29 ditë ditë, Juventus duhet të bëhet gjithnjë e më shumë i tiji dhe të respektojë objektivat e vendosura nga pronarët e klubit.
Top Channel